E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazeta Dnevnik acaron bullgarët

Nga Express më 17 gusht 2011 në ora 12:30

Një shkrim në gazetën maqedonase Dnevnik ka acaruar ndjeshëm bullgarët, por edhe vende të tjera në rajon.

Në shkrim publikohen statistika të ish- ministrisë së Jashtme të Jugosllavisë, për praninë e maqedonasve në vende të tjera. Kështu, thuhet se në Bullgari janë 750 mijë maqedonas, në Greqi 700 mijë, në Shqipëri 120 mijë, në Serbi 85 mijë, në Kosovë 12 mijë, e në Rumani 15 mijë.

Bullgaria ka reaguar, duke deklaruar se sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, vetëm 1.654 njerëz janë deklaruar si maqedonas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›