E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama i frikësohet terroristëve individualë

Nga Express më 17 gusht 2011 në ora 12:19

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se terroristët që veprojnë të vetëm, siç ishte rasti i sulmuesit në masakrën e fundit në Norvegji, paraqesin kërcënim më të madh për Shtetet e Bashkuara, se sa një operacion në shkallë të gjerë, që mund të drejtohet nga grupet e organizuara terroriste.

Në një intervistë për televizionin CNN, Obama kërkoi nga autoritetet që t’iu “vihen në gjurmë atyre, që po veprojnë si ujqër të vetmuar”.

“Kur keni një person që është i nxitur nga ideologjia e urrejtjes, ai mund të bëjë shumë dëm dhe është shumë më vështirë që t’iu vihet në gjurmë këtyre "ujqërve të vetmuar”. Po shpenzojmë shumë kohë duke vëzhguar dhe duke mbledhur informacione”, ka thënë Obama.

Ai ka shtuar se është bërë “përparim i jashtëzakonshëm” në dekadën e kaluar, për të degraduar kapacitetet e Al Qaides.

Obama tha se autoritetet janë në gjendje të lartë gatishmërie, për sulme të mundshme në përvjetorin e 10-të të sulmeve të 11 shtatorit.

Në Norvegji, një 32 vjeçar është akuzuar se nga sulmet në Oslo dhe të shtënat në një kamp të rinjsh në muajin e kaluar, ka vrarë 77 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›