E Diel, 1 Nëntor 2026

Dënohen trafikantët e 710 kileve hashash

 

TIRANE – Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda shpalli dje fajtorë dhe dënoi me një total prej 40 vjetësh e 6 muajsh heqje lirie 5 të arrestuarit nga operacioni “Enigma” në qershor të vitit 2007.   Në vendimin përfundimtar, Apeli la në fuqi dënimin e dhënë nga shkalla e parë me 10 vjet heqje lirie për të pandehurin Aleks Hysaj. Ndërsa vendosi 9 vjet burg për Kastriot Abazajn, 8 vjet burg për Andrea Kutelajn dhe nga 8 vjet e 6 muaj burg për Valmir Likajn dhe Hysni Dervishajn. Në vendimin e saj gjykata mori parasysh faktin se gjykimi u bë me kohë të shkurtuar. Ata akuzoheshin për trafikimin e një sasia prej 710 kilogramëve marijuanë. Droga që, sipas gjykatës do të dërgohej me gomone drejt Italisë është bllokuar në datën 17 qershor 2007 në vendin e quajtur “Depo e Valamidhit” në gadishullin e Karaburunit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›