E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi, nisi për klandestinë, zbulohen armë

 

TIRANE – Filloi dje shqyrtimi gjyqësor për shtetasin kosovar dhe tre shqiptarëve nga Burreli të akuzuar për “trafik ndërkombëtar armësh”. Ditën e djeshme përfaqësuesi i akuzës në çështjen në ngarkim të Shaban Sulmetajt, Ali Pecit dhe Behar e Naim Dungut lexoi kërkesën për gjykim, përpara togave të zeza. Sipas kërkesës për gjykim, hetimi që çoi në pranga të pandehurit, një ndër të cilët ish-nënoficer në Repartin Ushtarak, kishte nisur për një linjë të trafikut të klandestinëve. Më vonë ishte kuptuar se objekti nuk ishin klandestinët por armët. Gjykata pranoi dje kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar, duke i kërkuar prokurorit paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare në seancën e ardhshme. Gjatë operacionit të prangosjes të pandehurve u janë bllokuar një sasi prej 6320 fishekësh të kalibrit 7.62 mm të modeleve 54 dhe 56.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›