Lela: ''Maljinda më tha se vjehrra e shfrytëzonte''
10/06/2005 TIRANË – Për të vërtetuar akuzën e trafikut të femrave për prostitucion kundër të pandehurit Artur Nazifi, organi i prokurorisë ka gjetur dy dëshmi. Janë burrë e grua. Sajmir dhe Enkelejda Lela të cilët kanë hapur një studio diskografike në Greqi. Çifti ka dijeni për shfrytëzimin që i pandehuri Artur Nazifi me nënën e tij Shpresa Nazifi i kanë bërë vajzës me emrin Majlinda Medja. Prokurori në munges të dëhsmitares e cila nuk u gjend nga policia lexoi deklarimet, ndërsa hoqi dorë nga bashkëshorti i saj Sajmir Lela. Enkeleda Lela është shpehur se në sheshin "Omonia" Greqi ka takuar rastësisht Majlindën të cilën e njihte më parë. Ai i ka kërkuar ndihmë duke i thënë se vjehrra po e shfrytëzonte si prostitut. E ka mbajtur disa kohë në shtëpi dhe më pas është takuar edhe me Shpresën. Vjaza është shprehur Enkeleda në dëshminë e sa´j më ka thënë se është shfrytëzuar nga vjehrra që në fillim i ka premtuar se do ta mbaj në pëllëmb të dorës. Majlinda ka thënë gjithashtu se vjehrra e saj punonte si prostitut në një nga rrugët e Athinës afër sheshit "Omonia".Por pasi është lexuar dëshmia nga prokurori, avokati Plator Bylybashi ka paraqitur një provë shtesë. Një deklaratë noteriale nënshkruar nga bashkëshortët Lela dhe ardhur nëpërmjet Ambasadës Greke. Në këtë deklarat dy dëshmitarët shprehein keqardhjen që nuk paraqiten dot në seanc gjyqësore për shkak të dokumentave që nuk u janë legalizuar. Nga ana tjetër dëshmitarët thonë në deklarat se nuk kanë dijeni për veprimtarinë e që ka bërë Majlinda Medja në Greqi pasi ata vetëm sa e kanë mbajtur disa kohë në shtëpi. E kanë takuar rastësisht dhe njohja e mëparshme i ka bërë që ta ndihmojnë. Deklarata tha avokati është nënshkruar në prani të noterit dhe ka ardhur në bazë të të gjitha rregullave.
Ngjarja
"Nuk do të rrish në shtëpi. Do të punosh prostitut në rrugë ashtu si po punon nëna ime prej kohësh për të mbajtur familjen". Deri tani kemi dëgjuar vetëm njërën anë të veprës së rëndë penale, ku djemtë trafikojnë të fejuarat e tyre. Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në familjen Nazifi që banon në lagjen "Ali Demi" Tiranë. Shpresa Nazifi, prej vitesh banon dhe punon në Greqi. Ndërkohë që djali i saj Artur Nazifi qëndronte në Tiranë tek shtëpia e xhaxhait. Në mars të vitit të kaluar, Artur Nazifi, që tashmë ndodhet në gjendje arresti, njihet me vajzën e quajtur Majlinda Medja. Një muaj pasi fejesën e zyrtarizojnë, Arturi i thotë të fejuarës se duhej të shkonin deri në Gjirokastër për të pritur nënën e tij. I pandehuri nuk i tregon Majlindës se ku do të shkonin më pas, por i thotë se atje do të shkonin për të marrë disa rroba që do t'ia sillte nëna. Në muajin maj të vitit 2004, nisen drejt Gjirokastrës. Aty vjen dhe i takon nëna, Shpresa Nazifi. Kjo e fundit, i propozon djalit të shkojë së bashku me nusen në Greqi për të punuar dhe jetuar. Kështu bëjnë. Nisen drejt Greqisë, ndonëse pa dokumenta. Shpresa Nazifi, i ka kërkuar vajzës të qëndrojë e qetë, ndërkohë që kjo qetësi ishte e rreme. Muaji i parë sipas deklarimeve të bëra nga vajza në sigurimin e provës ka qenë normal. Djali dhe vjehrra sillej mirë. Ndërsa muajin e dytë gjithçka u përmbys.
Alma Çuka