I penduari i grupit të Lushnjes pranon të jap deklarime

10/06/2005 Sipas Liçit, ''urdhëri për vënien e bombës në Stadiumin e Lushnjës, është dhënë nga Maksim Çela dhe kokat e tjera''
TIRANË – Petrit Liçi një nga pjestarët e grupit të Lushnjës është deklaruar i penduar. Ndonëse është marr nënë cilësinë e të pandehurit që në fillim të hetimeve ai ka deklaruar gjithë historitë ku ka qenë protagonist si dhe emrat e personave që e kanë urdhëruar. Në bankën e të akuzuarve aktualisht janë katër të pandehur nga tetë që akuzohen. Petrit Liçi qëndron i ndarë nga tre shokët e tij. Ai mbahet në komisariatin e policisë Fier. Madje dhe në sallën e gjyqit snjëherë nuk ka patur komunikim me ta. Qëndron i veçuar dhe i mbrojtur nga policia. Të pandehurit nuk lejohen të komunikojnë me Petit Liçin. Ndërsa në mes tyre ndihet rreziku. Prokuroria duke se ka në dorë një ga provat kryesore të këtij procesi. Dëshmia e Petrit Liçit do të zbardh përfundimisht misteret e mëdha të grupit të Lushnjës quajtur ndryshe të "Aldo Bares".
Deklarimet
Petrit Liçi është një nga të pandehurit që ka dhënë shpjegime të hollësishme në polici e më pas në prokurori. Pritet që të njëjtat deklarime të bëjë edhe në seancën e ardhshme të datës 16 maj. Ndërkohë prokuroria ka marrë masa që të mbrojë jetën e familjarëve të të pandehurit në qytetin e Lushnjës. Familja e tij mbrohet nga policia. Liçi ka pranuar se ka marrë pjesë në vënien e bombës në stadiumin e Lushnjës. Po kështu ka treguar hollësi për shumë ngjarje të tjera ku ka qenë protagonist. I pandehuri sipas akuzës ka treguar edhe emrat e bashkëpunëtorëve në vrasje. Liçi ka treguar se si është bërë plani për vrasjen e Klenti Banos, oficerit të policisë gjyqësore. Sipas tij, plani është bërë midis pjestarëve të grupit në banesën ku ai jetonte. Petrit Liçi ka thënë se vrasja ishte e organizuar dhe se vetë ai nuk ka qenë pjesmarrës, por ka strehuar në shtëpi pjestarët e grupit. Vrasja e Klenti Banos, sipas Liçit, është bërë me urdhër. Po kështu Petrit Liçi ka treguar se është nisur për të vrarë shtetasin Bardhyl Kurti, i urdhëruar nga i pandehuri Erjon Cici. I pandehuri Liçi ka shpjeguar se nuk e njihte Kurtin dhe nuk kishte patur kontradikta me të, por ishte thjeshtë një urdhër. Petrit Liçi ka treguar hollësira edhe për vendosjen e bombës. Sipas Liçit, urdhëri është dhënë nga Maksim Çela dhe kokat e tjera. Ndërkohë Liçi ka marë pjesë në montimin e pakove. Pikërisht dhënia e këtyre hollësirave ka bërë që i pandehuri Liçi ndryshe nga të tjerët të mbahet i veçuar për shkak të eleminimit. Gjithsesi frika ekziston. Familja e tij është në Lushnje ku prej vitesh pretendohet se ka vepruar grupi.
Historia e vrasjeve të bandës së "Aldo Bares", sipas akuzës
Vrasjet nisën vite më parë, saktësisht në nëntor të vitit 1998. Ka mjaftuar një grindje mes viktimës Besnik Haxhiu dhe pjesëtarit të grupit të Aldo Bares, Gentian Xhaferri, edhe ky i plagosur e vdekur në vitin 1999, në Itali. Në datën e mësipërme, Besnik Haxhiu dhe Artan Sulçe, sipas akuzës, ishin duke lëvizur me automjetin tip fuoristradë nga qendra në drejtim të fabrikës së plastmasit, Lushnjë. Ndërkohë, Gentian Xhaferri së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit, i kishin zënë pritë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 68 gëzhoja të qitura, këto nga 5 armë të ndryshme. Më pas ka qenë tetori i vitit 1999, ai që ka hapur "luftën" midis grupit dhe policisë së komisariatit të Lushnjës. Në datën 25 shkurt të vitit 2000, te "Blerimi" në Lushnjë është goditur shefi i komisariatit, Sinan Meta. Por goditja nuk ishte vdekjeprurëse. Pak kohë më vonë, oficerit të policisë, Arben Koçi, i vihet eksploziv në banesën e tij, por pa pasoja. Kështu, në datën 25 mars 2000, në hyrje të stadiumit në Lushnjë, vihen 5 kg eksploziv. 4 kg kanë qenë jashtë pakos dhe 1 kg brenda pakos. Të dyja sasitë kanë qenë të lidhura me njëra-tjetrën dhe ishin gati të shpërthenin me telekomandë. Këtë sasi eksplozivi e kishte pregatitur në mënyrë të specializuar shtetasi Riza Balla, i cili kishte punuar në ushtri. Eksplozivi ishte i destinuar të shpërthente në momentin që në stadium do të hynte shefi i komisariatit, Sinan Meta. Pakoja me eksploziv ishte vendosur me porosi të të pandehurit Maksim Çela. Eksperti në pako gjeti një gjurmë gishti, e cila i përkiste fillimisht Maksim Çelës, por më pas Gjykata e Elbasanit e pushoi çështjen me pretendimin se, gjurma e gishtit nuk ishte e Çelës. Vetëm në 2003-shin u bë krahasimi dhe një akt tjetër ekspertimi, që nxori fajtor shtetasin Petrit Liçi. Në 14 prill 2000, në lagjen "Xhevdet Neprevishta" në Lushnjë, vritet oficeri i policisë gjyqësore, Klenti Bano. Në vrasjen e Banos, sipas Prokurorisë, ka marrë pjesë edhe Gentian Kulla, pjesëtar i grupit, vrarë në vitin 2002.
Të pandehurit
Vila
Dritan Vila, i dënuar edhe më parë për krimin e vrasjes, akuzohet se në datën 13 nëntor 1998, në bashkëpunim me persona të tjerë ka vrarë shtetasit Bledar Haxhiu dhe Artan Sulçe. Në datën 14 prill 2000, Dritan Vila ka vrarë oficerin e policisë gjyqësore, Klenti Bano. Në 19 prill 2001, akuzohet se ka vrarë shtetasin Nosh Gjelaj. Në datën 16 prill 2002, tentoi të vrasë shtetasin Bernard Gjini. Në datën 23 prill 2002, akuzohet se ka vrarë Alfred Pirrën.
Liçi
Petrit Liçi, i dënuar më parë, akuzohet se ka vrarë në bashkëpunim me Dritan Vilën e të tjerë, Bledar Haxhiun dhe Artan Sulçen, në datën 23 nëntor 1998. Ndërkohë akuza e dytë e tij, të cilën edhe e ka pranuar se ka qenë ndihmës, është ajo e vënies së bombës në stadiumin e Lushnjës, në datën 25 mars 2000. Në datën 27 mars 2003, në bashkëpunim me Erjon Cicin, tentuan të vrasin shtetasin Bardhyl Kurti.
Çela
Maksin Çela, i dënuar më parë. Akuzohet se në 14 prill 2000, në bashkëpunim ka vrarë Klenti Banon.
Dondollaku
Enver Dondollaku, i dënuar më parë për vrasje. Në 14 prill 2000, akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë Klenti Banon, oficer i policisë gjyqësore Lushnjë.
Prifti
Leonard Prifti, i dënuar më parë për vrasje. Akuzohet se ka vrarë në 14 prill 2000, Klenti Banon.
Cici
Erjon Cici, i dënuar më parë për vrasje, akuzohet se në datën 27 mars 2003, ka tentuar të vrasë shtetasin Bardhyl Kurti.
Kashari
Erjon Kashari, i padënuar më parë. Akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë shtetasit Bledar Haxhiu dhe Artan Sulçe, në datë 23 nëntor 1998.
Mermali
Elton Mermali, akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë Bledar Haxhiun dhe Artan Sulçen, në 23 nëntor 1998.