Dënohet Breivik, kërkoi falje se svrau më shumë
Mostra e Norvegjisë, Anders Behring Breivik, u gjykua si i aftë mendërisht dhe u dënua me 21 vite burg për vrasjen e 77 të rinjve korrikun e vitit të kaluar. Dënimi me 21 vjet ka irrituar prindërit e të rinjve të ekzekutuar, të cilët e kanë cilësuar atë shumë të ulët. Gjatë fjalës së tij në gjyq, Breivik u kërkoi falje militantëve nacionalistë, pasi nuk kishte vrarë më shumë se 77 persona. Prokurorët shpresonin që ai të shpallej i paaftë mendërisht, që vrasja të ishte vepër e një të çmenduri dhe jo një akt kundër myslimanëve. Por Breivik buzëqeshi i kënaqur kur gjyqtarja lexoi vendimin dhe e shpalli veprën akt me dashje nga një person i aftë mendërisht. Breivik tha se synimi i sulmeve ishte të tërhiqte vëmendjen mbi ideologjinë e tij të djathtë dhe të frymëzonte ekstremistët e djathtë në të gjithë Europën.