E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA përkrahin demonstruesit

Shtetet e Bashkuara shprehën të premten përkrahjen e tyre ndaj egjiptianëve të pakënaqur, të cilët po kërkojnë një kalim më të shpejtë në demokraci pas rrëzimit të presidentit Hosni Mubarak, në muajin shkurt.

"SHBA do të vazhdojnë me përkrahjen e egjiptianëve në ndërtimin e një demokracisë që i ka hije historisë së famshme të këtij shteti”, thuhet, mes tjerash, në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Në kumtesën e publikuar në kohën kur mijëra demonstrues ka ditë që po presojnë në sheshin Tahrir, në Kairo, duke kërkuar largimin e Këshillit Ushtarak, po ashtu thuhet se “SHBA besojnë fuqishëm se një qeverie të re duhet menjëherë t’i barten të gjitha autorizimet e nevojshme dhe reale”.

Paralelisht, thuhet se SHBA “dënojnë përdorimin e tepër tët dhunës” ndaj demonstruesve, përderisa u bëhet thirrje “të gjitha palëve për vetëpërmbatje”.

Televizioni BBC njoftoi të premten se Këshilli Ushtarak në Egjipt për mandatar të qeverisë së re emëroi ish-kryeministrin, Kamal al-Ganzuri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›