E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria cel fondin. 32 milion euro per kampusin universitar

Godina e Kampusit të ri për Universitetin Politeknik të Tiranës do të kushtojë rreth 32 milionë euro. Qeveria aktualisht ka një fond për fillimin e këtyre punimeve të cilat pritet të zënë një sipërfaqe të konsiderueshme,  ndërkohë që në të parashikohen që të studiojnë rreth 15 mijë studentë.

”Kampusi universitar I Universitetit Politeknik të Tiranës parashikohet të ngrihet midis Sheratonit dhe Gardës së Republikës. Ne kemi bërë projektin dhe vlerën e përafërt të fleksibilitetit të këtij kampusi universitar i cili shkon rreth 32 milion euro. I gjithë kampusi universitar parashikohet me një sipërfaqe ndërtuese rreth 70 mijë metra katrorë dhe me një kapacitet mbajtës prej 15 mijë studentë” thotë rektori i Politeknikut, Jorgaq Kacani.

Në godinën e re të kampusit janë parashikuar të ndërtohen laboratorë jo vetëm për studentët, por edhe për kërkime shkencore. Rektori i politeknikut thotë se të ardhurat dytësore të vetë universitetit do të përdoren për ndërtimin e këtij kampusi, por kjo nuk do të thotë se do të ketë një rritje të tarifave të shkollimit të studentëve.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›