Shengen, shqiptarët më të refuzuarit
Tiranë- Procedura të zgjatura, refuzime të shumta dhe kosto e lartë. Këto janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballen shqiptarët për marrjen e një vize, së paku sipas monitorimit të fundit publikuar sot nga Lëvizja Europiane në Shqipëri, në bashkëpunim me Stefan Batory Foundation të Varshavës, European Citizen Action servile të Brukselit dhe një rrjet organizatash nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas raportit të monitorimit të nisur që nga janari, kohë në të cilën hyri në fuqi marrëveshja për Lehtësimin e Vizave, shqiptarët mbeten ende në një pozicion të pafavorshëm për marrjen e vizave.
Shqiptarët sipas raportit janë ende në procedura shumë të komplikuara për tu pajisur me viza, ndërkohë që kostoja për të marrë një shengen është e kushtueshme.
Sipas referuesit te raportit, shqiptareve i kushton ne total nje vize shengen 9 mije leke te reja, ose 80 euro, duke e bere keshtu nje vize shengen shume te kushtueshme. “Mesatarja e refuzimit të vizave për shqiptarët nga ambasadat e huaja në Tiranë është rreth 26%”- thuhet në raport, i cili ka sugjeruar se duhen struktura të posaçme për tu marrë me ankesat e qytetarëve pas refuzimit të vizave.
Pas marreveshjes, sipas raportit, kategorite e lehtesuara njohin nje refuzim 21%, nderkohe qe qytetaret e thjeshte deri ne 30%. Për këtë, monitorimi ka ngarkuar me punë Ministrinë e Jashtme, e cila, (sipas raportit) duhet të merret me ngritjen e këtyre strukturave. Detyre tjeter sipas raportit eshte edhe mbyllja me shpejtesi e sistemit te dixhitalizimit te gjendjeve civile per te sjelle ne kete menyre dokumente te sigurta.