Dënohet me burg, ndihmoi klandestinët
12/02/2009 Në kalimin e kufirit
KUCOVË- Policia e rrethit Kuçovë ka bërë të mundur kapjen e dhe ndalimin e shtetasit Ë.XH, 32 vjeç, banori i lagjes “Llukam Prifiti” në qytetin e Kuçovës. Ky person është ndaluar pasi gjykata e rrethit të Gjirokastrës ka nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal numër 126 datë 10.11.2008 për veprën penale të dhënies së ndihmës parashikuar nga neni 298 për kalim të paligjshëm të kufirit duke e dënuar këtë shtetas me 18 muaj e 15 ditë burg. Ndalimi i Xhoxhajt është ndaluar në momentin kur ka qenë duke dalë nga shtëpia. Sipas burimeve të policisë, i dënuari ka bashkëpunuar më shtetas që kanë dashur të kalonin kufirin për në shtetin grek duke i ndihmuar në udhë-rrëfimin e rrugës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Kështu ai do të vuajë dënimin në burg pikërisht për këtë vepër penale. Duket se lufta kundër trafiqeve është marrë seriozisht nga blutë e Beratit, po ashtu dhe nga organet e drejtësisë, të cilat nuk ngurojnë të japin dënimet maksimale.