Marrin peng shtetasin, u kishte 5,5 mijë euro borxh
12/02/2009 E kanosin me jetë
KORÇE- Dy vlonjatë kanë marrë në makinën e tyre një korçar dhe e kanë kërcënuar atë me jetën. Mësohet se ky akt ka pasur si shkak mos shlyerjen e një borxhi prej 5.5 mijë euro nga ana e banorit të qytetit të Korçës. Lidhur me këtë çështje burimet policore kanë sqaruar se pengu i kishte marrë hua (5.5 mijë euro) një personi të tretë, i cili kishte qenë i afërt i me dy pengmarrësit. Dy shtetasit e kanë futur në makinë korçarin dhe e kanë kërcënuar me jetë nëse nuk do të kthente borxhin. Nga të njëjtat burime mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 20.00, ku pas kanosjes me jetë që i është bërë korçarit e kanë lënë të lirë këtë të fundit. Megjithatë, gjithçka e ndodhur më sipër është mësuar nga policia e Korçës, e cila ka marrë në pyetje dy vlonjatët. Aktualisht këta të fundit akuzohen për veprën penale të “Kanosjes në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 84 dhe 25 i Kodit Penal, ndërsa dy autorët e kësaj ngjarjeje do të ndiqen në gjendje të lirë.