E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr me thika mes dy të rinjve, plagosen

12/02/2009  Për motive të dobëta

KOLONJE - Dy të rinj janë përleshur me njëri -tjetrin duke përdorur thikat, ndërsa si pasojë e këtij akti, kanë mbetur të plagosur që të dy. Gjithçka ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta. Dy të rinjtë janë gjendur pikërisht në këtë vend ku për shkak të një sherri banal kanë sulmuar njëri tjetrin me thika. Mësohet gjithashtu se ka qenë M.F. ai që ka sulmuar dhe goditur i pari kundërshtarin e tij, E. SH, por ndërkohë me të njëjtën mënyrë i është përgjigjur edhe tjetri. Pas përleshjes mes tyre, dy të rinjtë kanë mbetur të plagosur, ku për pasojë kanë përfunduar në spital. Aktualisht të dy shtetasit janë të plagosur dhe po kurohen në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithsesi lidhur me këtë ngjarje janë kryer veprimet procedurale për veprën penale “të plagosjes së lehtë me dashje”, çka do të thotë se dy protagonistët do të përballen edhe me organet e drejtësisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›