Arrestohet nga policia, e denoncuan kushërinjtë
12/02/2009 U dogji ushqimin e bagëtisë
BERAT- Denoncimi që kanë bërë dy shtetas për vjedhjen e disa materialeve të domosdoshme shtëpiake dhe një tjetër për vënien e zjarrit në banesën e tij dhe vënie zjarri po në shtëpi, kanë bërë që Policia e Rendit të angazhohet për kapjen e personave për këto vepra penale. Pas shumë kërkimesh dhe identifikimesh policia ka arritur të vërë në pranga shtetasin 33-vjeçar L. Bani, banor në lagjen “Ferëm-Partizan” të qytetit të Kuçovës kushëri me denoncuesi. Sipas komunikatës të policisë, sqarohet se ka qenë shtetasi M. Bani banor po nga lagjja “Ferëm Partizani”, të cilit në fillim të kësaj jave në orët e para të ditës së hënë i janë djegur rreth 10 dengje me jonxhë në shtëpinë e tij, zjarr i cili ka ardhur si pasojë se shtetasi L. Bani ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të koncentrateve ushqimore që shërbejnë si ushqim për bagëtitë, ndërsa më pas ka qëlluar po me armën e tij pa leje në ajër. Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe ka bërë ndalimin e tij. Dy palët kanë pasur pak kohë më parë një grindje banale.