Ligjet diskutojnë sot ligjin për Prokurorinë
Autori i Lajmit: red.
Komisioni i Ligjeve pritet të diskutojë sot projektligjin për Prokurorinë e Përgjithshme. Drafti me mbi 20 ndryshime, në ligjin për Prokurorinë e Përgjithshme ka mbërritur në Kuvend në mesin e muajit dhjetor. Mes shumë neneve të këtij projekti, Shoqata e Përgjithshme e Prokurorëve dhe Këshilli i Prokurorëve përqendrojnë kritikat dhe kundërshtitë e tyre në nenet 17 dhe 28, të cilat, sipas tyre, rrisin varësinë politike të organit qendror të akuzës dhe lënë jashtë vëmendjes rolin e prokurorit në çështjet penale. Kështu, sipas nenit 17, në projektligjin e ri në rastin e shkarkimit nga detyra, prokurori e ankimon vendimin jo në Gjykatën e Lartë, e cila është dhe institucioni ligjor që merr vendime për largimin e prokurorëve. Veç kësaj, edhe nëse Gjykata e Apelit vendos se shkarkimi nga detyra i një prokurori është i pabazuar në ligj, ky prokuror nuk rikthehet më në detyrë, por vetëm merr një shpërblim financiar. Akoma edhe më shumë, shqetësimi për projektligjin e paraqitur nga qeveria rritet me ndryshimet në nenin 28, në të cilin ministri i Drejtësisë, pas kontrollit të bërë në prokuroritë në vend, ia paraqet këtë raport jo vetëm Presidentit të Republikës apo Prokurorit të Përgjithshëm, por tanimë edhe Kuvendit të Shqipërisë. Thënë ndryshe, sipas prokurorëve, raporti në Kuvend i lë të hapura të gjitha mundësitë që me ligjin e ri të ngrihet Komisioni Kuvendor, i cili, sipas kontrollit të ministrit të Drejtësisë, të mund të shkarkojë edhe Prokurorin e Përgjithshëm. Por projektligji, që sipas të gjitha gjasave, miratohet brenda ditëve të fundit të këtij viti, prek edhe imunitetin e prokurorëve, duke mos i mbrojtur ata nga procesi penal.
Ky lajm është publikuar: 26/12/2008