E Shtunë, 31 Tetor 2026

“LSI-ja përfaqëson interesat kombëtare”

Autori i Lajmit: red.
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me qindra anëtarë të minibashkisë nr. 8 në kryeqytet. Gjatë këtij takimi, Meta u shpreh se LSI-ja përfaqëson atë alternativë, e cila shikon nga shqiptarët, atë alternativë, e cila shikon nga e ardhmja dhe nga interesat kombëtare. “Këto kanë qenë dhe mbeten përherë referenca mbi filozofinë politike të LSI-së dhe kjo është arsyeja që ne ndihemi gjithmonë edhe më shumë më të përkrahur nga opinioni publik”, - tha Meta. Ndërsa shprehu bindjen se LSI do të fitojë jo vetëm në njësinë bashkiake numër 8, por në të gjithë Tiranën, ai tha se LSI është një forcë politike tepër serioze, jo vetëm për gjërat më të rëndësishme që kanë të bëjnë me demokracinë dhe me shtetin, por edhe me gjërat më të rëndësishme që kanë të bëjnë edhe me probleme ekonomike dhe sociale. “Ne jemi e vetmja forcë politike që ka paraqitur një projjektligj për nxitjen e investimeve në sektorin elektroenergjetik që në nëntor të 2005, pra që në fillim të këtij Parlamenti, e cila, nëse do të ishte marrë parasysh ekzaktësisht ashtu si e paraqitëm ne nga kjo Qeveri, do të kishim ndërtimin e mjaft veprave energjetike në vend”, - tha Meta, duke shtuar se LSI-ja ka treguar vëmendjen e duhur edhe ndaj moshës së tretë, dhe është e vetmja forcë politike që ka paraqitur para 7-8 muajsh një projektligj për këtë kategori shoqërore.
Ky lajm është publikuar: 26/12/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›