Trafiku i armëve, 7 vjet burg për Fatmir Ramën
Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur
dje të dënojë me shtatë vjet burg të pandehurin
Fatmir Rama, të akuzuar për "trafik
të municioneve". Por, 40-vjeçari ka përfituar
ulje dënimi, pasi gjykohej me gjykim të
shkurtuar, ashtu siç qenë aktet e përgatitura
nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Fatmir
Rama u vu në pranga gjatë operacionit të
koduar "Shkozeti", më 4 qershor të vitit të
kaluar. Nga hetimet e prokurorisë rezultoi
se ai ka trafikuar një sasi municionesh dhe
armësh nga Kosova në vendin tonë. Pasi
armët kanë hyrë në Shqipëri, policia dhe
prokuroria nëpërmjet përgjimeve telefonike
kanë ndjekur të pandehurin, ku edhe ka rezultuar
se një pjesë të armëve ai i ka fshehur
në një banesë në Mamurras, ndërsa pjesa
tjetër është dërguar në Durrës. I pandehuri
u kap në flagrancë me një sasi prej tri pistoletash
"Bereta", kalibër 7.65 mm, pesë pistoleta
jugosllave "Zastava", kalibër 6.35 mm, tre
granata defensive, një automatik "model 56",
kalibër 7.62 mm, 90 fishekë pistolete, 260
fishekë kallashnikovi si dhe katër krehra me
municion për një pushkë 20-she, automatike.
Gjatë arrestimit të tij, 40-vjeçari Rama ishte
duke u takuar me personin që kishte kryer
porosinë për armë.