Pretenca, 15 vjet burg ish-policit për prostitucion
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar shpalljen fajtor dhe
dënimin me 15 vjet burg për ish-policin e Komisariatit
Korçë, të akuzuar për trafikim dhe shfrytëzim të miturish
me qëllim prostitucioni. Haxhi Qelemini u kap më 11 shkurt
të vitit të kaluar në një shtëpi private në rrugën "Besa", tek
ish-Frigoriferi, pranë nënstacionit elektrik në Tiranë, bashkë
me dy vajzat e mitura nga Korça, A.J., 13 vjeçe dhe J.O., 17
vjeçe. Vajzat, që dyshohet se shfrytëzoheshin seksualisht
nga ish-polici i Korçës, mësohet se janë mbajtur prej tij në
Tiranë prej më tepër se një javë. Sipas hetimeve, i pandehuri
pasi i kishte mashtruar duke u thënë se do t‘u gjente punë, i
kishte sjellë ato në Tiranë. Më pas ai i kishte dërguar vajzat
në shtëpinë që kishte marrë me qira më parë dhe ishte
kujdesur për organizimin e rrjetit të klientëve, me qëllim
që të arrinte edhe fitimet financiare për shlyerjen e qirasë
së shtëpisë ku mësohet se kanë ndodhur edhe takimet e
vajzave me persona të ndryshëm. Në seancën e radhës
mbrojtja dhe i pandehuri do të lexojnë deklarimet e tyre
përfundimtare, ndërsa pritet që Gjykata e Shkallës së Parë
Tiranë të japë edhe vendimin e saj përfundimtar.