Grabitet zyra e OSSH-së, merren 1.2 milionë lekë
Një grabitje ka ndodhur në një nga zyrat e OSSH-së,
ndërkohë që policia e kryeqytetit ka nisur punën për
identifikimin e autorëve. Dy personat kanë mundur të hyjnë
brenda zyrës, të marrin paratë dhe të largohen pa përdorur
dhunë dhe as kërcënim. Sipas policisë, mesditën e djeshme,
rreth orës 12:00, në Paskuqan, në zyrat e OSSH-së, dy persona
të paidentifikuar kanë vjedhur arkën e kësaj zyre, ku
arkëtare ishte Elsa C., 33 vjeçe, banuese në Tiranë. Policia
shpjegoi se me t‘u njoftuar, në vendin e ngjarjes shkuan
shërbimet e Komisariatit Nr. 5, të cilët kryen veprimet procedurale.
Nga hetimet rezultoi se autorët pasi janë futur në
këtë zyrë, kanë marrë pa dhunë 1 milion e 200 mijë lekë të
arkëtuara gjatë ditës së djeshme dhe më pas janë larguar me
një motor "Papaq". Policia tha se po punohet për identifikimin
dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që janë shoqëruar
disa persona si të dyshuar. Policia tha se është marrë në
pyetje edhe arkëtarja, e cila ka deklaruar se gjatë momentit
të grabitjes ishte frikësuar nga dy hajdutët se mund të ishin
të armatosur dhe nuk kishte kundërshtuar.