E Shtunë, 31 Tetor 2026

I penduari zbardhi "Qafë-Gjashtën"

Vladimir Sinani, i akuzuari si organizatori i masakrimit
të oficerit të policisë, Gjergj Mehmeti, më datën 4 mars
1997, ka treguar para Gjykatës së Krimeve të Rënda,
gjatë vlerësimit të masës së sigurisë, ngjarjen e rëndë. Sipas tij,
ditën e vrasjes erdhën disa djem të rinj, që ishin rreth 10 veta
dhe i thanë të largoheshin nga një pikë karburanti në Sarandë.
Sinani qëndronte me të vëllain, Nestorin, dhe një djalë daje.
Në atë kohë, erdhi Armand
Hysi që tha se po vijnë për
në Sarandë dy makina pa
targa, të cilët më qëlluan
kur i parakalova. "Sa erdhën
makinat filluan të qëllonin
nga 70 metra, ku pasi i qëlluan
u larguan. Njëri nga ata
tha mos qëlloni vëllezër, se
jemi vlonjatë. Makinave të
tyre u hodhën edhe granata,
përveç breshërive të automatikut.
Një person iku nga
‘Benz‘-i dhe më vonë e mora
vesh se kishte qenë njëfarë
Sokol Bizhga. Ndërsa, një
tjetër doli nga makina dhe u përplas në asfalt. Shkova për
ta ndihmuar dhe ai më tha që ‘nxirri kolegët nga makina, se
unë jam mirë‘. Por në makinë gjetëm të vrarë personin tjetër,
për të cilin morëm vesh më vonë që ishte Gjergji Mehmeti",
deklaron Sinani. Ndërkaq, dëshmi ka dhënë edhe Eduart
Alija, personi i marrë peng. Ai ka treguar të gjitha personat
që e masakruan. Tashmë në gjykatë do të dëshmojnë ish-zv/
ministri i Brendshëm, Agim Shehu dhe ish-shefi i policisë
Kriminale të Vlorës, Sokol Bizhga.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›