Operacioni, gjysmë kg heroinë në Tufinë
Rreth gjysmë kg heroinë ësh
të bllokuar dje në drekë nga
Antidroga e kryeqytetit,
ndërkohë që dy persona kanë përfunduar
në pranga. Tamam si në
filma, agjentët e Antidrogës kanë
rrethuar zonën dhe kanë pritur
kur Edison Sinani dhe Elis Shahu
kanë dalë nga banesa me një çantë
në dorë, kanë hyrë në makinë dhe
janë nisur për rrugë. Por pa kaluar
as pesë minuta, atyre u është
bllokuar rruga nga një makinë,
ndërsa një tjetër i ka ardhur nga
mbrapa. Në moment, policia ka
nxjerrë armët dhe ka neutralizuar
dy të dyshuarit, të cilët udhëtonin
me një mjet "Mercedes Benz", me
targë TR3585M. Një kontroll i
shpejtë i ushtruar në makinë ka rezultuar
pozitiv, duke gjetur një sasi
të konsiderueshme heroine. Menjëherë
policia u ka hedhur prangat
dy të rinjve, të cilët akuzohen
për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Burimet zyrtare nga Drejtoria e
Policisë së Tiranës bënë të ditur se
mesditën e djeshme është finalizuar
një operacion antidrogë, hetimet
e të cilit kishin nisur rreth dy
muaj më parë. Sipas informacioneve
nga grupi hetimor, dy muaj
më parë ishte marrë informacion
se dy persona shpërndajnë drogë
të fortë në zonën e Kinostudios.
Menjëherë agjentët specialë kanë
nisur kërkimet për identifikimin
dhe gjetjen e këtyre personave.
Kështu, duke përdorur metodat
speciale të hetimit, policia ka kontaktuar
me këta persona disa herë.
Madje, agjentët janë shtirur si
blerës deri në momentin e
djeshëm, kur ata kanë porositur
një sasi më të madhe se zakonisht.
Kështu, Edison Sinani, 23 vjeç
dhe Elis Shahu, 24 vjeç, kanë shkuar
në një banesë, kanë marrë
gjithë heroinën e blerë nga një
person tjetër, dhe janë nisur për
shitjen e saj. Por, ka ardhur ndërhyrja
e policisë, duke i arrestuar
në flagrancë. Më pas, policia ka
ushtruar kontroll edhe në banesat
e tyre, ku të afërmit janë habitur
për aktivitetin kriminal të dy
djemve të rinj. Policia tha se gjatë
kontrollit gjetën edhe një peshore
elektronike, e cila shërbente për
ndarjen e lëndës narkotike. Në
përfundim të operacionit, policia
tha se atyre iu sekuestrua lënda
narkotike prej 450 gramë heroinë,
një telefon dhe mjeti me të cilin
lëviznin.
Ndërkohë, grupi i punës nga
seksioni kundër drogës shpjegoi
se të arrestuarit bashkëpunonin
edhe me një shpërndarës tjetër, i
cili është shpallur në kërkim. Në
momentin e ndërhyrjes, policia ka
menduar se shpërndarësi tjetër do
të arrestohej në banesë, por ai ishte
larguar dhe vazhdon puna për
kapjen e tij. Policia tha se dyshohet
që këta persona ushtronin aktivitet
Edison Sinani dhe
Elis Shahu u kapën
një një mjet, teksa
po dërgonin porosinë
e drogës
kriminal prej rreth një viti. Madje,
pjesa më e madhe e klientëve të
tyre ishin njerëz me ngjyrë. Kur ata
nuk kishin para për të blerë drogën,
kryenin vjedhje dhe paguanin dy
shpërndarësit, të cilët mendohet se
e kishin kthyer monopol tregun e
jashtëligjshëm të heroinës në
zonën e lartpërmendur. Policia
shpjegoi se është bërë dokumentimi
ligjor i autorësisë në këtë aktivitet
kriminal për Dritan Shkëmbin,
24 vjeç, i cili mendohet
se është furnizuesi i heroinës.
të bllokuar dje në drekë nga
Antidroga e kryeqytetit,
ndërkohë që dy persona kanë përfunduar
në pranga. Tamam si në
filma, agjentët e Antidrogës kanë
rrethuar zonën dhe kanë pritur
kur Edison Sinani dhe Elis Shahu
kanë dalë nga banesa me një çantë
në dorë, kanë hyrë në makinë dhe
janë nisur për rrugë. Por pa kaluar
as pesë minuta, atyre u është
bllokuar rruga nga një makinë,
ndërsa një tjetër i ka ardhur nga
mbrapa. Në moment, policia ka
nxjerrë armët dhe ka neutralizuar
dy të dyshuarit, të cilët udhëtonin
me një mjet "Mercedes Benz", me
targë TR3585M. Një kontroll i
shpejtë i ushtruar në makinë ka rezultuar
pozitiv, duke gjetur një sasi
të konsiderueshme heroine. Menjëherë
policia u ka hedhur prangat
dy të rinjve, të cilët akuzohen
për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Burimet zyrtare nga Drejtoria e
Policisë së Tiranës bënë të ditur se
mesditën e djeshme është finalizuar
një operacion antidrogë, hetimet
e të cilit kishin nisur rreth dy
muaj më parë. Sipas informacioneve
nga grupi hetimor, dy muaj
më parë ishte marrë informacion
se dy persona shpërndajnë drogë
të fortë në zonën e Kinostudios.
Menjëherë agjentët specialë kanë
nisur kërkimet për identifikimin
dhe gjetjen e këtyre personave.
Kështu, duke përdorur metodat
speciale të hetimit, policia ka kontaktuar
me këta persona disa herë.
Madje, agjentët janë shtirur si
blerës deri në momentin e
djeshëm, kur ata kanë porositur
një sasi më të madhe se zakonisht.
Kështu, Edison Sinani, 23 vjeç
dhe Elis Shahu, 24 vjeç, kanë shkuar
në një banesë, kanë marrë
gjithë heroinën e blerë nga një
person tjetër, dhe janë nisur për
shitjen e saj. Por, ka ardhur ndërhyrja
e policisë, duke i arrestuar
në flagrancë. Më pas, policia ka
ushtruar kontroll edhe në banesat
e tyre, ku të afërmit janë habitur
për aktivitetin kriminal të dy
djemve të rinj. Policia tha se gjatë
kontrollit gjetën edhe një peshore
elektronike, e cila shërbente për
ndarjen e lëndës narkotike. Në
përfundim të operacionit, policia
tha se atyre iu sekuestrua lënda
narkotike prej 450 gramë heroinë,
një telefon dhe mjeti me të cilin
lëviznin.
Ndërkohë, grupi i punës nga
seksioni kundër drogës shpjegoi
se të arrestuarit bashkëpunonin
edhe me një shpërndarës tjetër, i
cili është shpallur në kërkim. Në
momentin e ndërhyrjes, policia ka
menduar se shpërndarësi tjetër do
të arrestohej në banesë, por ai ishte
larguar dhe vazhdon puna për
kapjen e tij. Policia tha se dyshohet
që këta persona ushtronin aktivitet
Edison Sinani dhe
Elis Shahu u kapën
një një mjet, teksa
po dërgonin porosinë
e drogës
kriminal prej rreth një viti. Madje,
pjesa më e madhe e klientëve të
tyre ishin njerëz me ngjyrë. Kur ata
nuk kishin para për të blerë drogën,
kryenin vjedhje dhe paguanin dy
shpërndarësit, të cilët mendohet se
e kishin kthyer monopol tregun e
jashtëligjshëm të heroinës në
zonën e lartpërmendur. Policia
shpjegoi se është bërë dokumentimi
ligjor i autorësisë në këtë aktivitet
kriminal për Dritan Shkëmbin,
24 vjeç, i cili mendohet
se është furnizuesi i heroinës.