E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncimi i nuses: Më ka rrahur vjehrra

E reja denoncon në polici vjehrrën, pasi e rrahu. Përtej dhunës bashkëshortore, që raportohet thuajse çdo ditë pranë Komisariatit të policisë Durrës, një ditë më parë në dyert e tij është paraqitur një e re që denoncoi nënën e të shoqit për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Pasi kanë marrë denoncimin, autoritetet kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases Diana Y., 43 vjeçe, nga Durrësi. Ekspertiza mjeko-ligjore i ka klasifikuar dëmtimet në kategorinë e plagosjes së lehtë, akuzë kjo që rëndon mbi 43-vjeçaren. Në të vërtetë, nusja e të birit të së akuzuarës është kujtuar rreth 5 ditë pas ngjarjes për ta denoncuar vjehrrën e vet, bazuar dhe në rrethanat e më vona. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen Nr. 9 të Durrësit, aty ku vjehrra ka shtëpinë. E reja në kallëzimin e saj ka deklaruar se më 3 maj, rreth orës 16:30, Diana Y., pikërisht në banesën e saj, e ka goditur disa herë. E reja e ka shmangur denoncimin, po zhvillimet e mëtejshme kanë rezultuar negative për të, duke e çuar vjehrrën e saj dhunuese në polici.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›