Denoncimi në KLD, si mund të ankimosh për proceset e parregullta
Procedura që ndiqet dhe rastet kur ankesa nuk merret në shqyrtim nga Inspektorati. Për vitin që kaloi janë regjistruar 2010 ankesa, prej të cilave vetëm 520 janë verifikuar
Laureta Rryçi
Tiranë - Pakënaqësitë ndaj Gjyqësorit kanë ku të denoncohen. Nëse qytetarët ndjekin procedurën e duhur, ankesat e tyre merren në shqyrtim dhe gjyqtarët, në rastet kur provohet, marrin edhe ndëshkime. Gazeta “Albania” zbardh në numrin e sotëm rastet kur ankesat pranohen nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, çfarë duhet të përmbajë ankesa dhe rruga që duhet ndjekur. Shqipëria ka një sistem unik inspektimi, shpesh të piketuar si një nga problemet më të mëdha në lidhje me pavarësinë gjyqësore. Në Shqipëri ekzistojnë dy inspektorate; njëri pjesë e Ministrisë së Drejtësisë dhe tjetri nën Këshillin e Lartë të Drejtësisë, që merren praktikisht me të njëjtat çështje. Sipas shifrave zyrtare, vitin e kaluar në KLD janë regjistruar 2010 ankesa nga të cilat për 520 prej tyre ka nisur verifikimi.
Procedura
Procedura normale për një procedim disiplinor të një gjyqtari që çon në një masë disiplinore fillon me propozim të ministrit të Drejtësisë, i cili është i vetmi organ që i është dhënë kjo kompetencë. Ministri mbështet vendimin e tij në rezultatin e raportit të inspektimit të përgatitur nga inspektorët e KLD-së dhe ndonjëherë të rikontrolluar nga inspektori i Ministrisë ose në rezultatin e inspektimit të kryer vetëm nga inspektorët e MD-së. Të dy inspektoratet bëjnë inspektime bazuar në ankesat e qytetarëve dhe në rezultatet e inspektimeve tematike dhe të përgjithshme të gjykatave dhe gjyqtarëve. Në shumë raste inspektimi i një gjyqtari ose gjykate fillon nisur nga një ankesë e një qytetari. Numri i ankesave të qytetarëve të paraqitura në KLD është rritur ndjeshëm në vitin 2008. Sipas statistikave zyrtare rezulton se gjatë vitit të kaluar janë depozituar rreth 2010 ankesa dhe për 520 prej të tyre janë kryer dhe po kryhen verifikimet. Kryeinspektori i KLD-së shqyrton ankesat dhe në varësi të natyrës së ankesës shkruan një raport për zëvendëskryetarin e KLD-së ku sugjerohet arkivimi i çështjes për mungesë të arsyeve ligjore për të kryer inspektim ose shkruan një raport ku i sugjeron zëvendëskryetarit që duhet të kryhet inspektimi. Vendimi përfundimtar për të filluar inspektimin i takon zëvendëskryetarit. Në rastet kur zëvendëskryetari vendos që ka fakte të mjaftueshme për hetim të mëtejshëm, kryeinspektori harton një urdhër inspektimi që duhet të zbatohet nga një prej inspektorëve të KLD-së. Urdhri përmban hollësi për gjykatën dhe gjyqtarin, një përmbledhje të ankesës dhe detyrat e inspektorit. Inspektorët zakonisht shkojnë në gjykatë pa njoftuar paraprakisht kryetarin e gjykatës ose gjyqtarin që do të inspektohet.
Verifikimi
Kryetari dhe gjyqtari njoftohen për ankesën dhe vendimin për të filluar hetim sapo inspektori paraqitet në gjykatë për të proceduar me hetimin e çështjes. Të gjitha dosjet përkatëse dhe një dhomë e veçantë i vihen inspektorit në dispozicion. Lexohet dosja ose çështja dhe inspektori është i lirë të shikojë më tej dosje të tjera të gjyqtarit, kur mendon që në dosje të tjera mund të gjenden shkelje të tjera. Në fund të procesit inspektori harton një raport, që më pas miratohet nga kryeinspektori dhe zëvendëskryetari. Nëse zëvendëskryetari mendon që ka arsye të
mjaftueshme për të filluar procedimin disiplinor, dosja i dorëzohet ministrit të Drejtësisë për procedim. Zëvendëskryetari mund të vendosë gjithashtu ta arkivojë çështjen nëse pas inspektimit arrihet në përfundimin se nuk ka arsye ligjore për të filluar një procedurë disiplinore. Kur dosja arrin në Ministrinë e Drejtësisë, është ministri ai që vendos nëse do të fillojë apo jo procedimi disiplinor kundër gjyqtarit. Ministri mund të kontrollojë përsëri rezultatet e inspektorëve të KLD-së me anë të inspektorëve të tij. Kërkesa për fillimin e procedimit disiplinor paraqitet në KLD nga ministri i Drejtësisë me
një propozim konkret për shkeljen e kryer dhe sanksionin e vënë.
Ankesat
Neni 16.1 i Ligjit për KLD-në parashikon që Inspektorati verifikon vetëm ato ankesa që nuk mund të zgjidhen me ankim gjyqësor dhe nga ana tjetër, Neni 24.2a) i Rregullores
mbi inspektimet parashikon që: “Pretendimet për fakte apo rrethana që mund të zgjidhen nëpërmjet kontrollit gjyqësor mbi apelimin gjyqësor të palëve, çka nënkupton se nuk përfshihen në objektin e verifikimit ato fakte apo rrethana të parashtruara që kanë të
bëjnë me interpretimin dhe zbatimin e ligjit në një rast konkret nga ana e gjyqtarit”. Problemi me këto nene është interpretimi që u jepet zakonisht nga Inspektorati i KLD-së. Ata pretendojnë që kjo i referohet vetëm ligjit material dhe jo ligjit procedural dhe kështu është e lejueshme të kontrollohet zbatimi i ligjit procedural nga gjyqtarët.
Boc
Rastet kur një ankesë mund të verifikohet nga Inspektorati i KLD-së
Faktet apo rrethanat që kanë të bëjnë me mosfunksionimin normal të zyrës së gjyqtarit.
Faktet apo rrethanat që mund të konsiderohen shkelje në referim të detyrave gjyqësore të gjyqtarit, të cilat përgjithësisht kanë të bëjnë me mosrespektimin formal të ligjit, me mosrespektimin e solemnitetit gjatë gjykimit, me planifikimin dhe organizimin e punës, si dhe me sjelljen e gjyqtarit gjatë apo jashtë gjykimit, që nga ana tjetër kanë ndikuar apo tregojnë dukshëm për zvarritje të pajustifikuar të procesit, mungese të etikës profesionale në komunikim, mungesë të kujdesit në motivim ligjor të vendimit gjyqësor apo për një mënyrë të vepruari me pasoja për palët në proces gjyqësor.
Faktet apo rrethanat që mund të konsiderohen shkelje në referim të normave të sjelljes dhe etikës së gjyqtarit të formalizuara në ligj apo akte të tjera me karakter të përgjithshëm.
Rastet kur nuk verifikohen ankesat:
Pretendimet për fakte apo rrethana që mund të zgjidhen nëpërmjet kontrollit gjyqësor mbi apelimin gjyqësor të palëve, çka nënkupton se nuk përfshihen në objektin e verifikimit ato fakte apo rrethana të parashtruara që kanë të bëjnë me interpretimin dhe zbatimin e ligjit në një rast konkret nga ana e gjyqtarit.
Kërkesë-ankesa që lidhet me përjashtimin e gjyqtarit nga gjykimi i një çështje konkrete.
Sjellja në jetën private të gjyqtarit, përveç se kur ajo ka shkaktuar një jehonë të gjerë në publik e lidhet me detyrën e tij dhe vlerësohet se është diskredituese për figurën e gjyqtarit.
Depozitimi i ankesës
Verifikimi mund të fillojë mbi bazën e një ankese të depozituar pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë ose mbi bazën e çdo ankese apo shqetësimi tjetër të bërë publik nëpërmjet medias.
Ankesat drejtuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë mund të depozitohen nëpërmjet shërbimit postar ose drejtpërdrejt në Zyrën e Protokollit.
Ankesat e depozituara në Zyrën e Protokollit i kalojnë menjëherë për trajtim kryeinspektorit.
Ankesat e depozituara, si dhe ato të bëra publike nëpërmjet mediave, regjistrohen në Regjistrin e Ankesave, që duhet të përmbajë këto rubrika: identiteti i ankuesit; gjykata apo gjyqtari ndaj kujt adresohet ankesa; lënda e ankesës, llojin e shkeljes së pretenduar; data e nxjerrjes së urdhrit të verifikimit; inspektori i ngarkuar për verifikim; data e marrjes së ankesës dhe urdhrit të verifikimit nga inspektori; data e depozitimit të praktikes së verifikimit nga inspektori; mënyra e përfundimit të trajtimit apo verifikimit; regjistri i ankesave mbahet nga kryeinspektori.
13 Maj 2009