E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdeci, përgjimet zbulojnë njeriun misterioz me nofkën “Bevi”

Dyshimet dhe paranoja e vëllezërve Delijorgji mbi motivet e shpërthimit në Gërdec. Gjatë bisedës përmendet në rrethana të çuditshme personi me nofkën “Bevi”

Tiranë - Njëmbëdhjetë ditë pas shpërthimit në Gërdec vëllezërit Mihal dhe Kristo Delijorgji kanë pasur në epiqendër të bisedës së tyre vetëm sigurimin e pronave të tyre dhe gjetjen e shkakut të shpërthimit. Në bisedën mes tyre, që boton sot gazeta “Albania”, dy vëllezërit përqendrohen sidomos në disa publikime mediatike, të cilat njoftonin se disa fshatarë të zonës kishin denoncuar në prokurori (një muaj e gjysmë para ngjarjes) rrezikun e shpërthimit të financuar të Gërdecit. Në këtë kontekst delikat dy vëllezërit përmendin dhe nofkën e një personi që ata e quajnë “Bevi” dhe duke u treguar shumë të rezervuar në bisedë dhe thuajse në një kontekst të pakuptueshëm ata përmendin aktivizimin e këtij personi lidhur me këtë çështje.
Hetimet
Dërgimi i dosjes “Gërdeci” në gjykatë ka nxjerrë në pah dhe dëshminë e ish-sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, e cila i ka “vënë vulën” faksit të famshëm dërguar për Shkëlzen Berishën në Ministrinë e Mbrojtjes. Ministria e Mbrojtjes kishte përgatitur kuadrin ligjor, por duhej miratimi i Ministrisë së Drejtësisë. Të gjitha materialet kaluan te ministri Bumçi dhe stafi i tij, i cili, pasi i pa, vendosi miratimin. Por, në këtë pikë, Bumçi tradhtohet nga një faks. Ai i dërgon një prej materialeve Ministrisë së Mbrojtjes dhe mbi të shkruan me dorën e tij: "Për Shkëlzen Berishën". Vetë Bumçi e ka mohuar këtë fakt kohë më pas, por faksi ndodhet në materialet e dosjes që tashmë prokuroria ka depozituar në gjykatë. Për të provuar se kush e ka vendosur shënimin mbi faks janë marrë në pyetje sekretaret e Ministrisë së Drejtësisë, por edhe ato të Ministrisë së Mbrojtjes. Pikërisht sekretarja që ka dërguar faksin ka njohur edhe shkrimin e shefit të saj, Aldo Bumçi.
Faksi
Sekretarja quhet Anjola Agolli dhe, teksa është marrë në pyetje, ajo ka deklaruar se në kohën kur është dërguar faksi, sekretarja tjetër ishte me leje dhe ajo ka mbuluar të dyja turnet. "Ministri Bumçi shkruante me një lloj stilolapsi me bojë, por që shkruante si stilograf. Në rastin konkret shikoj që shënimi ‘për trajtim’ është i ministrit Bumçi. Firma nuk duket si ajo e ministrit Bumçi dhe nuk e identifikoj dot. Më kujtohet kur e kam nisur faksin dhe shënimi i vendosur me shkrim dore te cepi i majtë lart: ‘Për z. Shkëlzen Berisha’, është shkrimi i ministrit të asaj kohe, Aldo Bumçi. Këtë faks e kam nisur unë për te Ministria e Mbrojtjes", - thotë në dëshminë e saj ish-sekretarja e ministrit Aldo Bumçi. "Ministri më udhëzoi që t'ia nisja Ministrisë së Mbrojtjes me faks shkresën që kishte vënë shënimin ‘Shkëlzen Berisha’. Nga Ministria e Mbrojtjes më ka marrë një zë femre dhe më ka thënë se ata nuk kishin asnjë njeri me atë emër. Unë i kam thënë që ma kanë dhënë faksin për ta nisur dhe se unë vetëm po nisja faksin", - thotë në dëshminë e saj Anjola Agolli. Ajo ka vazhduar bisedën me personin tjetër, i cili insistonte se në Ministrinë e Mbrojtjes nuk kishte asnjë Shkëlzen Berisha, por një Shkëlzen Madani.

Biseda mbi personazhin me nofkën “Bevi”

Përmbledhja e përgjimit (dt. 26.3.2008)

Personazhet që flasin: Mihal Delijorgji (M) dhe Kristo Delijorgji (K)

(Biseda zhvillohet në gjuhën greke)

K: Ça bëhet, si je?
M: Mirë.
K: Ca ke?
M: Asgjë. E takove?
K: Do vij nesër. Që në mëngjes.
M: Do vij nesër?
K: Po, i bëra prokurë, ia bëra të gjitha, nuk mund të ashtu sot po nesër e ke aty.
M: I the për “Përparimin”?
K:I thashë, i thashë do vemi.
M: Ça të tha?
K: Do të flas nesër dhe do japin konferencë shtypi me ato që do i thuash edhe ti. Ka bërë një pyetësor gati.
M: I the për “Përparimin” se janë që nga viti 2002.
K: E lëri t’ia fusin kot thotë. Atë ditë që mbaroi gjykata masën e arrestit unë i nxora... dhe nuk i dhanë. Diçka luhet me atë kanal, por nuk duhet ti.....Ka shkuar njëri nja 1 muaj e gjysmë më parë dhe se ça i kanë thënë për ta hedhur në erë dhe ai i kishte thënë që nuk e merrte përsipër, por që do ta merrte dikush tjetër dhe thonë për këtë gjë.
M: Çfarë gjëje?
K: ... E kanë gjetur andej
M: E ka shkuar ndonjë?
K: E, e, ka shkuar njëri dhe e ka hedhur në erë
M: Kush ta hidhte?
K: I kanë thënë këtyre në fshatra dhe pas këta kanë shkuar dhe kanë bërë denoncim në prokurori po të them. Para nja një muaji e gjysmë.
M: Para një muaji e gjysmë?!
K: E...
M: Mirë.
K: Po tani atë... njëri te Korrieri, por nuk e thonë... dhe ka dorë dhe ai legeni.
M: Kush?
K: Ai gomari i pari.
M:Kush?
K Bevi.
M: A thua?
K: Ou, e sigurt. Nuk e di në qoftë se ka thënë ai akoma. Por që shkonte te amerikani dhe bënte ankesa, Moisiut.
M: Kuptova.

13 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›