E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtarizohet koalicioni “Poli i lirisë”, bëhet regjistrimi në KQZ



Partitë pjesëmarrëse në koalicionin “Aleanca poli i lirisë” kanë nënshkruar dje kërkesën e përbashkët për regjistrimin e këtij koalicioni parazgjedhor në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo kërkesë është nënshkruar nga kryetarët e gjashtë partive politike, pjesëmarrëse në këtë koalicion parazgjedhor. Marrëveshja për krijimin e koalicionit parazgjedhor “Aleanca e polit të lirisë” është nënshkruar nga PDK-ja e përfaqësuar nga kryetari i saj Nard Ndoka, LZHK-ja e përfaqësuar nga kryetari Dashamir Shehi, PBD-ja e përfaqësuar nga kryetari Ylber Valteri, Partia Konservatore e përfaqësuar nga kryetari Armando Ruco, Partia Rruga e Lirisë e përfaqësuar nga Shukrane Muda dhe Partia e Reformave Demokratike e përfaqësuar nga Skënder Halili. Këtij koalicioni parazgjedhor i janë bashkuar edhe shoqata “Pronësi me drejtësi”, e cila ka kandidatët e propozuar prej saj në listën e LZHK-së dhe të partive të tjera pjesëmarrëse në Polin e Lirisë. Gjithashtu koalicionin “Poli i lirisë” e mbështesin dhe dhjetëra organizata të shoqërisë civile dhe të grupeve të ndryshme të interesit.

13 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›