Shpallet koalicioni “Bashkimi për ndryshim”, por firmosja shtyhet për shkak të PBDNJ-së
Rama, Gjinushi, Milo dhe Veliaj zyrtarizojnë koalicionin e përbashkët. Rama: “Besojmë te ndryshimi, do të ndërtojmë Shqipërinë europiane”
Shaban Sulçe
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, kreu i PDS-së, Paskal Milo dhe kreu i G99-s, Erion Veliaj, kanë shpallur dje zyrtarisht krijimin e koalicionit “Bashkimi për ndryshim”, koalicion i kryesuar nga Partia Socialiste. Shpallja e koalicionit dhe marrëveshja midis partive në fjalë është bërë dje publike gjatë një aktiviteti të përbashkët të organizuar pranë Akademisë së Arteve. Por si Rama, ashtu edhe Gjinushi, Milo dhe Veliaj nuk e kanë nënshkruar ende këtë marrëveshje. Shkak është bërë Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, e cila ende nuk e ka zyrtarizuar vendimin e saj se në cilin koalicion do të bëjnë pjesë. Për këtë arsye, liderët e Bashkimit për Ndryshim kanë shtyrë nënshkrimin e marrëveshjes deri në ditën e sotme, e cila është edhe afati i fundit i parashikuar në Kodin zgjedhor për regjistrimin e koalicione pranë KQZ-së. Gjatë fjalës së tyre, Rama dhe krerët e tjerë të partive aleate kanë shprehur besimin e tyre për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit.
Deklarata
Tri janë pikat në të cilat bazohet deklarata e përbashkët e drejtuesve të koalicionit opozitar “Bashkimi për ndryshim”. Pika e parë është vizioni bashkëkohor për shkëputjen e vendit nga tranzicioni dhe problemet 18-vjeçare. Pika e dytë ku mbështetet koalicioni “Bashkimi për ndryshim” është bindja se Shqipëria duhet të ndryshojë rrënjësisht dhe ky ndryshim duhet të fillojë nga mendësia e shtetit për këtë ndryshim. Pika e tretë është shprehja e besimit të patundur se ndryshimi i shpejtë është plotësisht i mundur dhe se Shqipëria mund të bëhet.
“Ne besojmë se Shqipëria mund të bëhet, sepse ne besojmë se shqiptarët janë një popull vital, që e do punën, që përshtatet me shpejtësi me të renë dhe përparimin”, - thuhet në deklaratën e koalicionit “Bashkimi për ndryshim”.
Rama
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e zyrtarizimit të koalicionit “Bashkimi për ndryshim”, kreu i PS-së dhe njëkohësisht i këtij koalicioni, Edi Rama, tha se ka ardhur koha që Shqipëria të ndryshojë. Sipas Ramës, ky ndryshim duhet të fillojë nga politika dhe nga mënyra e qeverisjes. Kreu i PS-së tha se shqiptarët nuk duhet të bëjnë gabimin naiv që bëjnë prej 18 vjetësh, por se duhet të votojnë më 28 qershor për Shqipërinë europiane. “Ne jemi sot këtu, sepse duam t’i japim fuqi ndryshimit që po vjen, duke u bashkuar për t’i dhënë zë shpresave tona, dhe për t’i dhënë politikës përmasën e ëndrrave të njerëzve të këtij vendi. Politika duhet të ketë kurajën të marrë përsipër mbrojtjen e interesave të atyre që jetojnë në këtë vend apo që larg këtij vendi jetojnë për këtë vend. Që Shqipëria të ndryshojë, politika duhet të ndryshojë. Që Shqipëria të jetë vendi i punës dhe i shpresës, politika duhet të nxitë punën dhe të ushqejë shpresën. Që Shqipëria të bëhet si e gjithë Europa, politika në Shqipëri duhet të bëhet si gjithë Europa. Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, - tha Rama.
Aleatët
Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, u shpreh se tashmë është nënshkruar akti i bashkimit që sipas tij do të jetë fitues në zgjedhjet e 28 qershorit. “Bashkimi ynë përfaqëson shpresën dhe të ardhmen. Shqipërisë i duhet një ndryshim dhe këtë do ta bëjmë së bashku. Shumica e shqiptarëve janë për këtë ndryshim dhe për rikthimin e shpresës dhe normalitetit”, - tha Gjinushi. Ai e konsideroi koalicionin e Berishës si koalicion që është në konflikt të hapur me drejtësinë, ndërsa koalicionin “Bashkimi për ndryshim” si një bashkim vlerash që do të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri. Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, tha se koalicioni i majtë nuk është vetëm një akt i madh politik që bashkon forcat politike, por është një koalicion për të gjithë qytetarët. “Unë jam një qytetar i majtë, i ftoj të gjithë bashkëmendimtarët e mi që vlerat më të mira që ne përfaqësojmë, t’i bashkojmë me vlerat më të mira me qytetarë që të bëjnë me ta ndryshimin”, - tha kreu i PDS-së. Kreu i G99-s, Erjon Veliaj, e ka konsideruar formimin e koalicionit të majtë si nisjen e një rrugëtimi, i cili nuk mund të bëhet vetëm. “Ne duam të ftojmë të gjithë qytetarët të jenë dëshmitarë të kësaj besëlidhjeje të re me Shqipërinë, që quhet Bashkimi i ri për ndryshim”, - theksoi Veliaj.
13 Maj 2009