E Diel, 1 Nëntor 2026

Denoncohet 11-vjeçarja, i vodhi gjyshes 300 mijë lekë



DURRËS - Një vajzë 11-vjeçare ka vjedhur paratë e gjyshes, por është denoncuar në polici. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, kur një 68-vjeçare ka bërë kallëzim në komisariatin e policisë për zhdukjen e një shume parash në banesën e saj. “Shtetasja 68-vjeçare bëri denoncim pasi i mungonin 300 mijë lekë”, - thanë burimet policore. Nga puna hetimore rezultoi se e dyshuar për kryerjen e kësaj vjedhje është mbesa e denoncueses, e cila do të procedohet në gjendje të lirë për shkak të moshës. Ndërkohë që policia ka deklaruar se vazhdon puna në drejtim të dokumentimit të plotë të rastit. Agjentët që u morën me zbardhjen e çështjes arritën në përfundimin se personi i vetëm që ka marrë shumën e parave në shtëpinë e të moshuarës ka qenë mbesa e vogël. Por, kjo duket se nuk i ka bindur plotësisht ekspertët, pasi po hetojnë rreth faktit se dikush mund ta ketë shtyrë të miturën për të vjedhur në banesën e gjyshes së saj.

Gjendet kufoma e 53-vjeçarit, u rrëzua nga shkëmbi në lumë

SHKODËR - Gjendet i pajetë një 53-vjeçar në Malësinë e Madhe. Burime zyrtare nga Policia e Shkodrës kanë bërë të ditur se dy ditë më parë, rreth orës 17:00, në vendin e quajtur Tamarë të komunës së Kelmendit, në vendin e lumi quajtur Cem, është gjetur trupi i pajetë i Ndue Lekocaj, 53 vjeç, lindur e banues në fshatin Tamarë. Në drejtim të vendngjarjes është nisur menjëherë grupi hetimor, i cili pas hetimeve paraprake konstatoi, se viktima është rrezuar nga një shkallë teksa po kalonte lumin dhe për pasojë ka gjetur vdekjen aksidentale. Nga ana e Policisë së Shkodrës janë kryer te gjitha veprimet procedurale dhe materialet në lidhje me ngjarjen në fjalë i kanë kaluar Prokurorisë së Shkodrës, e cila do të bëjë hetimet e mëtejshme.

7 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›