Policia shoqëron pesë doganierë për 8 mijë lekë evazion
Përfundon “pa shumë bereqet” aksioni i koordinuar i uniformave blu. Dokumentet vërtetuan se dëmi i shkaktuar ishte i papërfillshëm Habjon Hasani Tiranë - Një informacion i ardhur në rrugë operative ka përqendruar forcat e policisë së shtetit në Doga
Habjon Hasani
Tiranë - Një informacion i ardhur në rrugë operative ka përqendruar forcat e policisë së shtetit në Doganën e Tiranës mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa në mëngjesin e djeshëm gjithçka rezultoi “pa shumë bereqet”, aq sa mund të quhet një blof i mirëfilltë. Pesë doganierë, punonjës të turnit të natës, u shoqëruan në polici pas informacioneve të marra në rrugë operative se ata po kalonin miliona lekë mall pa zhdoganuar. Gjithçka u organizua deri në detaje, por pikërisht këto të fundit treguan se doganierët kishin lënë pa zhdoganuar vetëm 8 mijë lekë mall, për të cilat deklaruan në polici se do t’i kishin zhdoganuar nëse policia nuk do të kishte ndërhyrë. Gjithçka rezultoi blof, ndërsa dhjetëra efektivë të policisë ishin përgatitur të kapnin “peshkun e madh” gjatë aksionit të tyre. Por sikurse rezultoi më vonë, e gjithë parapërgatitja doli e kotë për vetë faktin se dëmi i kapur ishte i papërfillshëm, madje doganierët pretenduan se nëse nuk do t’ia kishin ndërprerë punën as ai dëm nuk do të ishte shkaktuar.
Doganat
Një investigim rrënjësor ka nisur nga strukturat e policisë për të gjetur elemente të abuzimit me detyrën në tatime dhe dogana. Prej kohësh, strukturat policore po përpiqen të korrin rezultate të larta në luftën kundër korrupsionit, ndërsa objektivi janë kryesisht institucionet që kanë lidhje me taksat dhe tatimet. Por nguti me të cilin po veprohet duket se ka sjellë disa dështime të njëpasnjëshme ku rasti më i fundit lidhet pikërisht me ngjarjen e së mërkurës ku pesë doganierë u shoqëruan me bujë ende pa u konkluduar me prova veprimtaria e tyre e pretenduar antiligjore. Doganat kryesore të vendit tonë kanë pësuar ndryshime në stafet e tyre drejtuese që në orët e para të ardhjes në pushtet të demokratëve në vitin 2005.
Shkeljet
Raporti më i fundit i publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit vuri theksin mbi abuzimet e mëdha në dogana dhe tatime. Por duket se këto abuzime bëhen me bekimin e strukturave drejtuese. KLSH-ja ka konstatuar në raportin e tij se dëmet më të mëdha financiare janë shkaktuar nga tatim-taksat, në fushën e prokurimeve, dogana, në fushën e urbanistikës, shpërblimeve. Zëdhënësi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Edvin Morava, pohoi tri ditë më parë se kontrollet në fjalë janë kryer gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti. “Në 116 kontrolle janë zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera me dëm efektiv në shumën totale 2 miliardë e 716 milionë lekë. Ky dëm i përket veprimtarisë ekonomiko-financiare kohore 2005-2007 dhe 6-mujorit të parë të vitit 2008, përcaktuar për çdo subjekt të kontrolluar në programet e kontrollit”, - ka deklaruar zëdhënësi i KLSH-së.
7 Nentor 2008