E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rritja e prodhimit të energjisë elektrike, METE ka gati projektet



Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka projekte konkrete për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike. Në sajë të masave të marra është ndryshuar rrënjësisht modeli i tregut të energjisë elektrike si dhe është hartuar një kuadër bashkëkohor rregullator, është kryer një reformë e plotë tarifore në këtë sektor, janë përgatitur projekte të konkretizuara dhe në negocim për të rritur ndjeshëm ofertën e energjisë dhe diversifikimin e saj, nëpërmjet koncesioneve në HEC-ve dhe marrëveshjeve koncesionare të gazit dhe naftës etj. Sipas METE-s, janë rritur ndjeshëm kapacitetet transmetuese të energjisë elektrike dhe për herë të parë është miratuar ndërtimi i një parku energjetik, një infrastrukturë e domosdoshme kjo për zhvillimin e qëndrueshëm industrial dhe nevojat në rritje të ekonomisë për lëndët energjetike. Po ashtu janë paraqitur projekte për të ngritur 4 parqe të energjisë së erës tashmë të licencuara.

7 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›