E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dosja Strogu, për moskompetencë në Gjykatën e Lartë

16/02/2005  Është çështje e vitit 1999. Në ngarkim të pandehurit Ded Strogu fillimisht ka rënduar akuza e vrasjes me dashje, armëmbajtjes pa leje dhe plagosjes së rëndë. Çështja ishte duke u shqyrtuar në Gjykatën e Shkodrës. Në datë 23 dhjetor 2004, prokuroria nga mbledhja e provave kërkon ndryshimin e akuzës nga vrasje me dashje në vrasje të cilësuar. Pas ndryshimit të akuzës, prokuroria kërkon që Gjykata e Shkodrës të shpall moskopetencën dhe ta dërgpojë tek krimet e rënda. Vendimi i gjykatë qe në favor të kërkesës së prokurorisë. Por ardhja e dosjes tek krimet e rënda ka hasur përsëri në debate. Prokurori Përparim Kulluri nuk ishte dakord me vendimin e Gjykatës së Shkodrës. Sipas prokurorit çështja është rregjistruar në Shkodër qysh në vitin 1999 dhe pavarësisht se është bërë ndryshimi i akuzës, ajo gjykatë është kopetente për gjykimin e saj. Prokurori shtoi se gjykata e Shkodrës ka mosmarrveshje me vendimin unifikues të Gjykatës së larë dhe duhet të jetë kjo e fundit që ta zgjidh. Kolegji penal i Gjykatës për Krime të Rënda Tiranë ia nisi dosjen Gjykaës së Lartë për të zgjidhru mosmarrveshjet. Shpesh krimet e rënda gjenden përpara vendimeve të dyshimta të dhëna nga gjykatat e rretheve. Sipas mendimit të prokurorëve kjo gjë bëhet për shkak të mosnjohjes së mirë të ligjit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›