Sudan, votohet pas 25 vjetësh

Sudanezët janë vënë në radhë për një votë që do të ndryshojë vendin. Këto janë zgjedhjet e para pas më shumë se 25 vjetësh dhe pavarësisht akuzave të shumta për manipulime, asnjë nuk ka dashur të mungojë. Në disa qendra votimi ka pasur skena kaotike. Presidentit Salva Kir, i është dashur të presë 20 minuta për të hedhur votën e tij dhe si përfundim e ka hedhur në kutinë e gabuar.
Që në orët e para në kryeqytetin Kartum ka pasur shumë njerëz që kanë nxituar në qendrat e votimit. Policia ruan rrugët kryesore dhe udhëkryqet. Qeveri ka vendosur në shërbim 100 mijë agjentë në veri të vendit për të shmangur dhunën gjatë tre ditëve elektorale për të zgjedhur presidentin e ri dhe liderin e jugut gjysëm të pavarur. Gjithashtu do të rinovohet parlamenti dhe qeveritë lokale. Omar Hasan al-Bashir, presidenti aktual është shpallur në kërkim nga ana e gjykatës penale ndërkombëtare për krimet e luftës në Darfur.
Dorina Gusmari < I mëparshmi