Vendet e korridorit 8 tregojnë arsyet përse ka ngecur projekti
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Rreth 15 vjet pas ideimit të "Korridorit 8", Parlamenti i Shqipërise, Maqedonisë, Bullgarisë dhe Italisë janë mbledhur së bashku për të lobuar në favor të këtij korridori. Nëpërmjet një deklarate të përbashkët të hartuar në Tiranë, katër shtetet kërkojnë mbështetje dhe ndihmë financiare për përfundimin e këtij aksi shumë të rëndësishëm për të gjithë Evropën Juglindore. Gjatë takimit ndërparlamentar, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, theksoi se ka ardhur koha që të bëhet apel, që të specifikohet mbështetja financiare për projekte në kuadrin financiar aktual të BE-së. Siç dihet, ideja e ndërtimit të Korridorit panevropian 8, që lidh rajonet e Adriatikut dhe Detit të Zi, dhe që kalon përmes Republikës së Shqipërisë, Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, pjesë e Korridoreve dhe Rajoneve të Transportit Transevropian, u hodh në dy konferencat ministrore të mbajtura në Kretë, më 1994 dhe në Helsinki, më 1997. Deklarata që u nënshkrua në fund të takimit, konsiderohet si një nismë konkrete e parlamenteve të katër vendeve, për ecurinë e mëtejshme të ndërtimit të "Korridorit 8".
Drejtuesit e komisioneve parlamentare të Transportit të rajonit, vlerësuan organizimin e kësaj nisme në funksion të përshpejtimit të ndërtimeve në Korridorin 8. Sekretari i Komisionit të Transportit të Parlamentit Italian, Karlo Frati, tha se Korridori 8 është element kyç për integrimin ekonomik të rajonit. ”Në këtë pikëpamje kërkohet një angazhim konkret i parlamenteve tona për implementimin e projekteve të infrastrukturës“. "Korridori 8 ka një rëndësi jetike për zhvillimin ekonomik, por edhe socialkulturor të vendeve tona. Ne si parlamentarë, duhet të japim të gjithë mbështetjen për të nxitur përfundimin sa më parë të infrastrukturës së tij rrugore, hekurudhore dhe detare“,- tha ndër të tjera kryetari i Komisionit Parlamentar të Maqedonisë, Jovan Lazarov. Përfaqësuesi i KE-së në Shqipëri, Luigi Brusa, duke falënderuar organizatorët e takimit tha se Korridori 8 do të jetë një nga përparësitë e Komisionit Evropian në zhvillimin e infrastrukturës së rajonit, për muajt e ardhshëm. Sipas zotit Brusa, ndërtimi i këtij korridori do të hapë shumë vende pune, si një mjet efikas për përballimin e krizës globale ekonomike. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese dhe Tregtinë, Ylli Bufi, tha ndër të tjera se Shqipëria është shumë e impenjuar për realizimin e projekteve të Korridorit 8 dhe e konsideron atë si prioritet në zhvilllimin e infrastrukturës. “Dua të theksoj se roli i Kuvendit ka qenë i një rëndësie të veçantë dhe shumë aktiv në miratimin e të gjitha marrëveshjeve mes qeverive të vendeve tona, për zvillimin e Korridorit 8”, - tha Bufi. Punimet e takimit vijuan me prezantimet teknike nga përfaqësuesit e katër vendeve, të ecurisë së projekteve infrastrukturore, në kuadër të Korridorit 8. Kryetari i Komitetit ndërministror të Shqipërisë për Korridorin 8, Kujtim Hashorva, duke bërë një prezantim me detaje të punimeve në infrastrukturë, ndër të tjera tha: "Në planin kombëtar të transportit, qeveria shqiptare e konsideron Korridorin 8 si ndër prioritetet më të rëndësishme të zhvillimit të vendit dhe atë rajonal. Po punohet me të gjitha kapacitetet që rrugët, që lidhin Portin e Durrësit me pikat kufitare të Shqipërisë, të mbarojnë sa më parë“. Pjesëmarrësit në takim theksuan dhe idenë se ndërtimi i Korridorit 8 nuk duhet trajtuar vetëm si çështje infrastrukture, por dhe si komunikim më i gjerë transporti, i kushtëzuar nga politikat doganore, sistemit të taksave, policisë kufitare dhe çështjet e konkurrencës ekonomike, mes vendeve të rajonit.
Ky lajm është publikuar: 06/02/2009