“Infrastruktura, porta jonë për të ardhmen evropiane”
Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deklaroi se infrastruktura është prioriteti ynë, por ajo do të jetë gjithashtu porta jonë për të ardhmen evropiane. Gjatë takimit ndërparlamentar mes komisioneve të transportit të parlamenteve të Shqipërisë, Bullgarisë, Maqedonisë, Italisë dhe Komisionit Evropian për projektin e Korridorrit 8, organizuar në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, me temë “Përshpejtimi i realizimit të projekteve përgjatë Korridorit 8 Panevropian të Transportit”, Topalli tha se "është kënaqësi që jemi këtu të gjithë bashkë, përfaqesues nga të katër parlamentet e vendeve tona, për të hedhur një hap konkret në përshpejtimin e këtij korridori kaq të rëndësishëm. Përmendim se, sipas një studimi të Ministrisë së Ekonomisë Italiane, humbjet për shkak të përdorimit të itinerareve alternative shumë më të gjata janë afro 1 miliard euro në vit. Tërësia e projekteve të Korridorit 8 do të reduktojë ndjeshëm kohën e komunikimit të këtij rajoni me Italinë dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian, do rrisë shkëmbimet tregtare dhe ekonomike të vendeve pjesë të këtij korridori, si dhe do të sjellë një integrim social e njerëzor të një rajoni që për një kohë të gjatë ka vuajtur izolimin e natyrshëm kërkon rikthimin në familjen evropiane”. Kryeparlamentarja Topalli, duke u ndalur tek zhvillimi i infrastrukturës në këto 4 vjet, cilësoi se infrastruktura rrugore ka qenë një nga prioritetet më të rëndësishme për Shqipërinë. Kryetarja e Kuvendit nënvizoi se “për sa i takon zhvillimit të infrastrukturës së Korridorit 8 në Shqipëri, mund të themi se shteti shqiptar ka treguar vëmendje për të gjitha vendet që ai përshkon. Korridori 8 është rruga e integrimit të rajonit tonë, rruga e krijimit të një hapësire ekonomike evropiane. Ky projekt ka një impakt të ndjeshëm jo vetëm në integrimin infrastrukturor, por edhe ekonomik, mjaft të veçantë në zbatimin hap pas hapi të projekteve, të cilat janë pjesë e kësaj iniciative, duke e konsideruar atë si një prioritet kombëtar. Ky është një korridor kyç për rrjetin rrugor të transportit të Ballkanit dhe atë evropian, ndaj dhe është koha që të apelojmë, që në përputhje me propozimet e Komisionit Evropian dhe vendimet e Këshillit të Ministrave, të specifikohet mbështetja financiare për projekte në kuadrin financiar aktual të BE-së, dhe të periudhës në vazhdim”, - përfundoi Topalli.
Ky lajm është publikuar: 06/02/2009