Denoncoi abuzimet me pronat në Velipojë, i vihet tritol Gjovalin Zekës
Tritol banesës së ish-kryekomunarit të Velipojës. Kërcënohet denoncuesi i abuzimeve me pronat në zonën bregdetare në komunën e Velipojës, disa kilometra larg qytetit të Shkodrës. Një sasi tritoli ka shpërthyer mëngjesin e djeshëm në banesën e Gjovalin Zekës në qendër të Velipojës. Sipas policisë, sasia e tritolit, e cila mendohet të ketë qenë e vogël, ishte vendosur në derën e jashtme të banesës. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, pasi familjarët kanë qenë në një banesë tjetër në zonën e plazhit, vetëm disa kilometra larg qendrës së Velipojës, ndërsa janë konstatuar dëme të mëdha materiale. Fqinjët e Gjovalin Zekës kanë njoftuar policinë në lidhje me shpërthimin e sasisë së tritolit. Menjëherë është ngritur një grup hetimor për të zbardhur motivet dhe autorët. Gjovalin Zeka njihet si personi i parë që ka denoncuar abuzimet me tokat bregdetare në Velipojë. Ai tashmë është në krye të protestave të banorëve të kësaj zone. Zeka gjithashtu ka hapur një proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës ku denoncon emërimin e kryepleqve nga këshilli i komunës së Velipojës. Policia dyshon se sasia e tritolit vënë në banesën e Gjovalin Zekës është një paralajmërim ndaj këtij të fundit për denoncimet që ka bërë në lidhje me abuzimet e pronave në zonën bregdetare. Ndërkohë që edhe sipas Gjovalin Zekës, të zotit të shtëpisë ku është vendosur tritoli, motivi i ngjarjes së rëndë është vetëm hakmarrja e qarqeve të caktuara. “Dikush kërkon të më mbyllë mua gojën”, - ka thënë Zeka disa orë pas shpërthimit të fuqishëm.
Ngjarja
Rreth orës 01:00 të mëngjesit të djeshëm, një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në qendër të Velipojës. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, nga ku është konstatuar se tritoli kishte shpërthyer në banesën e shtetasit Gjovalin Zeka, i njohur në Velipojë si një ndër denoncuesit e parë të abuzimeve me pronat në këtë zonë. Policia ka nisur menjëherë ekspertimin e vendit të ngjarjes, nga ku ka rezultuar se në derën e jashtme të banesës së Zekës është vendosur një sasi e konsiderueshme tritoli, i cili, për shkak të shpërthimit ka shkaktuar dëme materiale dhe fatmirësisht, pa të lënduar në njerëz. Në momentin e shpërthimit Gjovalin Zeka nuk ka qenë në shtëpi. Në derën e tij ishte vënë një lajmërim se nuk ishte në shtëpi pasi ishte me pushime. Sipas disa burimeve policore, në afërsi të derës, konkretisht në xhamat e disa makinave të parkuara, janë gjetur disa letra me përmbajtje kërcënuese të shkruara me kompjuter. Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e këtij rasti, ndërkohë që pista e parë është ajo e hakmarrjes, pasi Zeka është jo vetëm një nga denoncuesit e abuzimeve me tokat bregdetare në Velipojë, por edhe kryesuesi i protestave të banorëve të kësaj zone. Dyshimet e policisë flasin për një paralajmërim që i bëhet këtij personi për të mbyllur gojën apo për t’u tërhequr nga akuzat për abuzime apo dhe akuzat për emërimet e kryepleqve nga këshilli i komunës së Velipojës.