E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali; Shkatërrohet banda italo-shqiptare, 17 të arrestuar për shitje droge

Gjatë ditës, njerëz të rregullt, me punë të mirë në ndërtim apo ndërmarrje bujqësore, natën transformoheshin në shpërndarës droge. Shkatërrohet në Itali një bandë italo-shqiptare e trafikut dhe shpërndarjes së drogës. Pas një hetimi gati njëvjeçar, policia e Piaçencës ka vënë në pranga 17 persona, nga të cilët 13 shqiptarë dhe 4 italianë. Banda ushtronte veprimtarinë e saj në provincën e Piaçencës si dhe në atë të Veronës. Banda drejtohej nga 24-vjeçari shqiptar Besim Leka, i quajtur ndryshe Bex. 8 nga të arrestuarit përfunduan pas hekurave, ndërsa 7 të tjerë ndodhen në arrest shtëpie. Policia u gjeti të arrestuarve dokumente false, armë e municione. Hetimet përmbyllin fazë e dytë të një precedenti analog në këtë aktivitet (“Bex”, nga emri i kapos së bandës) e nisur në vitin 2007 dhe përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar, që kishte sjellë edhe arrestimin e 17 personave, sekuestrimin e rreth gjysmë kg kokainë dhe 3 mijë euro, të ardhura nga shitja e drogës. Ndërkohë që vazhdimi i aktivitetit investigativ, i koduar me emrin “Bex 2” lejoi thellimin e hetimeve për fajësinë e të njëjtëve objekte hetimore të arrestuar gjatë fazës së parë, por edhe të tjerëve të lidhur me Besim Lekën, të cilët vazhdonin të shisnin drogë, konkretisht kokainë. Organizata operonte në provinca dhe qytetin e Piaçencës dhe kishte për bazë një lokal nate të frekuentuar nga të rinjtë dhe që ndodhej në periferi, ku zhvillohej aktiviteti i madh i shpërndarjes. Personat nën hetim, të gjithë në moshë të re, gjatë ditës punonin në punë të rregullta si në ndërtim apo dhe ndërmarrje bujqësore, ndërkohë që natën transformoheshin në shpërndarës kokaine. Ndërsa të tjerët i siguronin të ardhurat nga shpërndarja e kokainës, mes të cilëve dhe Besim Leka. Po këta të fundit kishin në posedim armë, të cilat i përdornin për të trembur bandat rivale dhe për të mbajtur monopol shpërndarjen e lëndëve narkotike. Klientët e bandës, të moshave nga 18 deri në 50 vjeç, kapin shifrën e 200 personave. Në operacion morën pjesë 50 policë, të cilët në momentin e arrestimeve sekuestruan lëndë narkotike, peshore për ndarjen në doza të drogës dhe telefonat celularë të të arrestuarve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›