E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi; Aksidenti, përplasen për vdekje dy emigrantë shqiptarë

Dy emigrantë shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në autostradë, në lagjen “Vula” të Athinës. Dy emigrantët Ledion Xhemali, 20 vjeç nga Saranda dhe Julian Rukaj 19 vjeç nga Fieri, po ktheheshin nga plazhi me motoçikletën e tyre të markës Yamaha TDM, kur u goditën nga një autoveturë e drejtuar nga një femër. Sipas autoriteteve policore, aksidenti ndodhi si pasojë e shkeljes së tabelës “Stop” prej drejtueses së automjetit, e cila pas aksidentit u largua pa u dhënë ndihmën e parë dy të rinjve. Autoritetet thanë se 20-vjeçari Xhemali dha shpirt rrugës për spitalin “Asklipio Vula”. Drejtuesja e automjetit është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Deri tani është bërë e mundur gjetja e automjetit të saj vetëm pak kilometra larg vendit të ngjarjes. Mbi të rëndojnë akuzat e shkaktimit të aksidentit me pasojë vdekjen dhe braktisjes në rrugë të viktimave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›