Trafiku i drogës Shqipëri-Gjermani, arrestohet Gazmend Hasaj
Një shtetas është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit, i akuzuar për trafik droge drejt Gjermanisë. Madje, kanë qenë autoritetet gjermane që kanë vënë në dijeni homologët shqiptarë për këtë trafik lëndësh narkotike, pasi tri ditë më parë ka vënë në pranga një tjetër shtetas shqiptar, Edis Mujën. Në momentin e arrestimit, sipas të dhënave zyrtare policore, Mujës i janë kapur 11 kg Marijuanë. Kjo sasi e ardhur nga Shqipëria ka alarmuar autoritetet gjermane, të cilët kanë nisur bashkëpunimin mes palën shqiptare për të hedhur dritë mbi rrjetin që bëri të mundur kalimin e drogës drejt Gjermanisë. Nga hetimet ka rezultuar se Muja e ka pasur një bashkëpunëtor në Shqipëri, konkretisht në Tiranë. Nisur nga faktet e grumbulluara, Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Gjermanisë ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi të akuzuar për trafik droge nga Shqipëria në Gjermani, i cili pasoi arrestimin e tri ditëve më parë në Gjermani. Në pranga në të dy shtetet kanë rënë Gazmend Hasaj dhe Edis Muja. 33-vjeçari nga qyteti i Shkodrës është ndaluar nga policia pasi akuzohet për veprën penale “trafik të lëndëve narkotike” nga Shqipëria në Gjermani. Për Gazmend Hasaj, 33 vjeç, kishte një urdhër-arrest nga Gjermania. Operacioni u organizua nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda dhe me policinë dhe autoritetet gjyqësore gjermane. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, po për trafik droge, tri ditë më parë u arrestua në Gjermani Edis Muja, pasi akuzohet për trafikim nga Shqipëria në Gjermani të 11 kg Marijuanë. Tashmë, dosja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila në bashkëpunim me autoritetet hetimore gjermane do shkëmbejnë informacion të ndërsjellë për zbardhjen e kësaj linje trafiku të drogës. Tashmë në ngarkim të Hasajt e Mujës rëndon akuza e “trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike” në bashkëpunim, konkretisht 283/a e Kodit Penal.
Detaj
11 kg Marijuanë iu kapën në Gjermani shtetasit Edis Muja, ndërkohë që në Shqipëri u arrestua Gazmend Hasaj
2 janë deri tani personat e identifikuar si të përfshirë në trafikun e drogës Shqipëri-Gjermani
Detaj
11 kg Marijuanë iu kapën në Gjermani shtetasit Edis Muja, ndërkohë që në Shqipëri u arrestua Gazmend Hasaj
2 janë deri tani personat e identifikuar si të përfshirë në trafikun e drogës Shqipëri-Gjermani