E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë; Automjeti del nga rruga, 1 e vdekur, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e djeshme në rrethin verior të Tropojës. Makina në të cilën udhëtonin 5 persona, 4 prej tyre anëtarë të një familjeje, ka dalë nga rruga duke rënë poshtë 15 metra. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Kthesa e Rragamit rreth orës 12:00 të ditës së djeshme. Sipas policisë ka humbur jetën Liljana Saraçini, 32 vjeçe, pasagjere, ndërsa është rëndë bashkëshorti i saj, Besnik Saraçini dhe një e afërm e tyre, Laureta Meshi, 18 vjeçe. Fatmirësisht, dy fëmijët e çiftit Saraçini janë jashtë rrezikut për jetën edhe pse kanë marrë plagë. Jeta e drejtuesit të automjetit dhe 18-vjeçares është në rrezik. Të aksidentuarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Bajram Currit për të marrë ndihmën e shpejtë. Por fatkeqësisht, në atë spital prej dy vitesh mungon një reanimator, ndaj dhe të plagosurit janë nisur me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›