E Diel, 1 Nëntor 2026

Denoncoi për tentativë përdhunimi në burg, bllokohen kasetat filmike

 BURREL – Prokuroria e Burrelit bllokon kasetat filmike të burgut pas denoncimit të një prej të dënuarve për tentativë përdhunimi të tij pak ditë më parë. Më 6 janar të këtij viti, G.Leka, 45 vjeç i dënuar për vrasje. ka bërë një kallëzim në prokurori se të dënuar të tjerë kanë tentuar ta përdhunojnë. Mirëpo, pas dëshmisë së dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore Mat, ai jo vetëm ka ngritur akuzën e rëndë, por ka deklaruar se është i vendosur të vetëvritet. Pas akuzës prokuroria ka urdhëruar këqyrjen për përdhunim të Lekës, gjë që nuk është realizuar pasi i dënuari ka refuzuar. Për të verifikuar se çfarë ka ndodhur, organi akuzës do të kontrollojë kasetat filmike. Duke vlerësuar kallëzimin e të dënuarit në djalë prokuroria ka marrë edhe një masë tjetër, atë të izolimit në një qeli të veçantë të tij, duke zbatuar kështu një pikë të rregullores së brendshme të burgjeve se “në raste të veçanta të dënuarit duhen izoluar në qeli më vete”. Prokuroria e Burrelit ka vendosur që i dënuari të këqyret në vijimësi, madje kamera vëzhgimi janë montuar në mënyrë të tillë që dallojnë çdo lëvizje të Lekës dhe të dënuarve të tjerë.               h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›