Denoncon 61-vjeçarin për pedofili
• VLORE – Një 61-vjeçar nga Vlora është shoqëruar nga policia, i dyshuar se tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur.Dëshmia e një 7-vjeçari se roja e një firme, K.Janko, i kishte kërkuar të qëndronte pranë tij, duke e përkëdhelur, ka bërë që ai të ndalohet dhe të nisin hetimet. Mësohet se pasditen e së dielës fëmija po luante në afërsi të ish-fabrikës së çimentos, ku punonte Janko, bashkë me shokë të tij. Këta të fundit, kur roja e ka thirrur 7-vjeçarin brenda ambientit të punës kanë lajmëruar prindërit e shokut. Me shpejtësi ata janë drejtuar nga zona, ku kanë gjetur në prani të 61-vjeçarit djalin e tyre. Sipas policisë, Janko e ka mohuar që ka dashur të përdhunojë të miturin. Megjithatë, deri në fund të hetimeve ai është mbajtur në polici, si i dyshuar për tentativën e dhunës seksuale ndaj të miturit. q.b