Shëtitorja,gati për Ditën e Verës
• ELBASAN - Më 14 mars përurohet shëtitorja më e madhe në Elbasan.Projekti për rikonstruksionin e sheshit “Gensher” në qendër të qytetit të Elbasanit, pritet të përfundojë ditën e verës. Falë investimit të bashkisë, zbatimi i projektit nisi në muajin dhjetor, me iniciativë të vetë kryebashkiakut Sejdini, sipas të cilit projekti kërkon t’i nxjerrë në pah vlerat e kalasë mijëravjeçare. Dy firma janë duke kryer punimet intensive në qendër të qytetit të Elbasanit, për ta kthyer atë në një lulishte dhe në një shëtitore të gjelbëruar. Fondi i akorduar për këtë projekt është 40 milionë lekë. Për të përfunduar në kohë këtë investim të Bashkisë Elbasan, punëtorët e firmave kanë nisur punimet me tre turne. Qëllimi është që gjithçka të jetë gati në festën kombëtare të Ditës së Verës. a.k