E Diel, 1 Nëntor 2026

Denoncon dhunimin gruaja

TIRANË - I vë zjarrin shtëpisë në gjendje të dehur e më pas denoncohet nga bashkëshortja për dhunë fizike. Kështu i ndodhi 44-vjeçarit Arben Çollaku, banues në Mëzes të Tiranës. Pas një bashkëpunimi mes Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë, Armë dhe Shkatërrimit të Pronës, Komisariati i Policisë Nr. 6 dhe Seksioni i “Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve” bëri të mundur dokumentimin e disa ngjarjeve të lidhura mes njëra-tjetrës në familjen Çollaku. Pas një zjarri të rënë dy ditë më parë në Mëzes, gjatë hetimit dhe zbardhjes së shkaqeve të zjarrit policia arriti në përfundimet se dy dhomat e gjumit të familjes ishin ndezur si pasojë e flakëve të shkaktuara nga i akuzuari, i cili ka vënë zjarrin nga papërgjegjshmëria e gjendjes së dehur. Gjatë kohës kur po punohej për ngjarje, Anila Çollaku, 38 vjeçe, gruaja e tij, ka deklaruar se është kanosur e rrahur për motive të dobëta nga bashkëshorti i saj, Arben Çollaku. Ky i fundit do të gjykohet për veprat penale të “kanosjes” dhe “shkatërrimit të pronës me zjarr”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›