E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncon, i qëlluar me breshëri plumbash në banesë



DURRËS – Persona ende të paidentifikuar ka policia kanë qëlluar me breshëri plumbash në banesën e tij, por më pas ai ka bërë denoncim në komisariatin e Durrësit. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se dy ditë më parë është bërë një kallëzim penal nga një banor i fshatit Rrushkull Durrës i cili deklaron se në orët e vona të natës, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, duke shkaktuar thyerjen e një prej xhamave te dritares. Një grup hetimor ka shkuar në vendngjarje ku ka kryer edhe veprimet e para hetimore. Burimet policore shprehen se punohet me intensitet për zbulimin e autorësisë së ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.

27 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›