E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncon të dashurin për përdhunim

• BERAT - Denoncon ish të dashurin se e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, nën kërcënimin e armës.Një 23-vjeçare, nga fshati Gegë i Kuçovës, Alketa Gega,  kërkoi dje ndihmën e Policisë së Beratit për ta shpëtuar nga bashkëfshatari i saj 27-vjeçar, A.Mera. Sipas saj, disa herë ka shkuar të bëjë denoncim në Policinë e Kuçovës, por ky organ nuk ka ndërhyrë për të zgjidhur shqetësimin e saj. Për këtë arsye, e reja dje i është drejtuar Policisë së Beratit, duke regjistruar kallëzimin. Ajo ka treguar se me Merën ka pasur lidhje më parë, por është ndarë prej tij, pasi ai kishte tentuar ta dërgonte jashtë vendit për qëllime përfitimi. Megjithë shkëputjen, 23-vjeçarja tregon se ai nuk e lë të qetë dhe duke e kërcënuar me çifte e detyron të kryejë marrëdhënie në banesën e saj dhe pse aty ndodhen familjarë të tjerë. "Kam besim se Policia e Beratit do të ndërhyjë për të zgjidhur problemin tim që kam prej vitesh. Nëse as policia nuk do më shpëtojë unë do të ble një çifte dhe do ta vras ish të dashurin tim", ka deklaruar vajza nga dera e Policisë së Beratit.               d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›