E Hënë, 2 Nëntor 2026

Denonconte të vjedhura makinat,i shiste në Shqipëri

21/02/2005  SHKODËR - Policia kufitare e Hanit të Hotit në Shkodër, arrestoi dje, një shtetas italian të akuzuar për trafik makinash.

Burime zyrtare të policisë, bënë të ditur se Anxhelo De Marko, 35 vjeç, u arrestua pasi nga vëzhgimet e Interpolit, u konstatua se hynte në Shqipëri me makina të vjedhura, të cilat më pas i deklaronte të humbura. Të njëjtat burime, saktësuan se në datën 27 Nëntor 2004, ky shtetas ka hyrë në pikën kufitare të Hanit të Hotit dhe po atë ditë, ka dalë pa makinë që andej, ndërkohë që një muaj më pas, ka bërë denoncimin në Bolonja për makinën e humbur.

Rasti i trafikimit të mjeteve të vjedhura nëpërmjet kufirit Mali i Zi – Shqipëri është i përsëritur. Në datën 16 qershor 2004, Policia ndaloi Mario Vangelisin 53 vjeç, ndërsa, në 4 shkurt, po në Han të Hotit, u ndalua 26-vjeçari malazes, Miograd Vukmir Kruscic, me një makinë të vjedhur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›