“Familjarët rifillojnë kërkimet për fatin e marinarëve të zhdukur”

21/02/2005 Ende mister fati i anijes “Vlora”
Durrës - Mbulohet nga misteri, fati i tre marinarëve të anijes
së peshikimit “Vlora”, të cilët kanë rezultuar të humbur dy muaj më parë në ujrat e Adriatikut. Deklarimet e Anila Saliut, bashkëshortes së mekanikut të anijes, një nga tre anëtarët e ekuipazhit të peshkarexhës, se ka mundur të kapë sinjalin e telefonit të të shoqit edhe pas zhdukjes, i ka shtyrë familjarët e marinarëve si dhe të afërmit e tyre, të rinisin përpjekjet për të vendosur lidhjet me ta me shpresën se ata janë të gjallë. Ajo ka deklaruar, se ka mundur edhe të bisedojë me një person i cili nuk ka rezultuar nga zëri se ishte bashkëshorti i saj, por edhe është treguar e vendosur se i ka rënë pikërisht numrit të telefonit të Artur Saliut.
Kjo ka shërbyer si sinjal për të rikthyer vëmendjen te të afërmit e kapitenit të anijes, Gencian Dakuzi si dhe te familjarët e marinarit 57 vjeçar, Haxhi Hallulli.
Për të mësuar rreth fatit të tyre, ata kanë kërkuar ndihmën e të afërmve që gjenden me punësim jashtë vendit, dhe kryesisht në Itali, pasi të tre marinarët, krahas kartave telefonike me numër shqiptar, kanë pasur edhe numra italianë.
Ndërkohë, derklarimet e Anila Saliut për atë që ka dëshmuar rreth telefonatave të saj, janë marrë me shumë rezerva nga gruaja e Hallullit si dhe e shoqja e Gencian Dakuzit, por që gjithësesi i kanë nxitur të rrisin shpresat për të mësuar se cili është fati i
marinarëve. Këto, kanë bërë të ditur se, megjithë përpjekjet e tyre, në asnjë rast nuk kanë mundur të kapin sinjalin e lirë të telefonit të Dakuzit dhe Hallullit, edhe pse edhe ato kishin dy muaj që bënin të njëjtin veprim si edhe Anila.
Kapiteni i Portit Muharrem Trupja, dyshon te pengmarrja
Fati i “Vlorës” i njëjtë me “Primaverën”
Kapiteni i Portit të Durrësit, Muharrem Trupja, ka deklaruar se vetëm rruga diplomatike, mund të zbardhë misterin rreth fatit të tre marinarëve. Deklarimet e tij janë pritur ftohtë nga shumë struktura të shtetit.
Kapiteni Trupja madje, nuk ka ngurruar të pranojë “variantin” e marrjes peng të anijes nga piratët e detit në brigjet Dalmate, duke u nisur edhe nga fati i zhdukjes së anijes “Primavera” e cila nuk ka lënë asnjë shenjë, që nga viti 1997, kur tre anëtarët e ekuipazhit të saj, nuk u bënë më të gjallë.
Sipas burimeve nga kapiteneria e Durrësit mësohet se, edhe qendra operative e kërkim shpëtimit në Romë për Adriatikun, pas ngjarjes ka kërkuar nga të gjitha portet që të bëjnë inventarin e mjeteve lundruese në det si dhe të atyre që janë strehuar apo futur në
gjiret e portet e tyre, por edhe këto përpjekje nuk kanë dhënë rezultat për të zbardhur misterin e anijes së peshkimit “Vlora”.