E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trafikantët italianë “zbulojnë“ Kapshticën

21/02/2005  KORÇË – Një tjetër shtetas italian është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, i cili dyshohet për trafik automjetesh të vjedhura. Në momentin e ndalimit, Xhuzepe Umberto Zapillo, 26 vjeç, po kthehej nga Greqia me një mjet tip “Benz“ me targa të huaja. Gjatë kontrollit të ushtruar në doganën shqiptare ka rezultuar se ky mjet i disponuar prej tij, ishe vjedhur në Itali në datën 2. 11. 2004. Pas ndalimit të italianit dhe bllokimit të mjetit për hetime të mëtejshme, materialet i kaluan prokurorisë. Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve i ndalimit të shtetasve italianë në Kapshticë, të akuzuar për trafikim të mjeteve motorrike. Pikërisht, disa ditë më parë, në këtë pikë u bë bllokimi i mjetit tip Fuoristradë, me ngjyrë të kuqe, me targë CR 720 FT, si dhe shoqërimi i drejtuesit të saj, Giuseppe Lapiello.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›