“Më çliroi prangosja e Gurabardhit,pres të dëgjoj variantin e tij

21/02/2005 Bashkëshortja e policit të vrarë, Drita Balla, rrëfen natën pa gjumë dhe muajt pa Florencin
ELBASAN - Një natë pa gjumë për bashkëshorten e agjentit të policisë Kriminale, Florenc Balla, ka qënë edhe ajo netët e rrethimit të autorit të vrasjes, i cili ishte shpallur në kërkim që nga 4 qershori i vitit 2003. Në rrugë private, familja Balla ka qënë e para që ka marrë informacione se dihej vendodhja e vrasësit dhe po zhvillohej një aksion për kapjen e tij. Atë ditë, Drita ishte në Tiranë dhe fare rastësisht, në kthim, është ndeshur me autoblindat e RENEA-s.
Pas prangosjes së Andi Gurabardhit, edhe familja Balla kërkon të mësojë të vërtetën.
“Duam që ai të rigjykohet dhe të flasë për atë që ndodhi, shprehet Drita duke shtuar se, dorëzimi ka hapur një faqe tjetër pas dy vjetësh pritje pa fund, atë të gjyqit të vërtetë”.
Emocionet e asaj nate të vështirë,si dhe muajt pa bashkëshortin e saj, Drita ka pranuar dje t’i bëjë publike nëpërmjet një interviste për gazetën “Metropol”.
Si e keni pritur lajmin e dorëzimit të autorit të vrasjes së Florencit?
Kanë kaluar një vit e 9 muaj pritje, të mbushura me ankth, urrejtje por edhe një paqartësi, për ngjarjen që i mori jetën bashkëshortit tim, Florencit. Ishte ora 14.00 e ditës së premte, kur të afërm të familjes më vunë në dijeni, se Andi Gurabardhi ishte diktuar dhe policia kishte nisur një operacion për kapjen e tij. Së bashku me fqinjët e mi atë ditë ishim në Tiranë dhe në kthim u ndeshëm me autoblindat e policisë. Gjithçka tregonte se këtë herë vrasësi do të binte në pranga dhe ashtu ndodhi. Orët e pritjes nuk mbaronin. E kam ndjerë veten si në mëngjesin e vrasjes së Florencit. Mjaft e turbulluar, deri pas mesnatës dëgjoja informacionet nga televizionet, ndërsa në rrugë private më telefonuan e më thanë se Gurabardhi ishte rrethuar dhe se nuk kishte asnjë rrugë për tu larguar. Në pritje, mendoja edhe njëherë vrasjen e Florencit, largimin atë mëngjes, dhe më pas lajmin për vrasjen e tij. Ajo natë ka qenë e tmerrshme. Në mëngjes, sërish nga miq të familjes, mësova se vrasësi ishte vetëdorëzuar. Kjo më çliroi, e ndërsa kam mbajtur larg fëmijët nga pamjet televizive për kapjen e tij.
Kishit besim se policia e Elbasanit do të kapte vrasësin?
Çdo ditë pas vrasjes e kam pritur këtë lajm dhe kisha besim te policia, pasi njihja edhe organizimin për kapjen e Gurabardhit. Përpjekjet e policisë kanë qënë maksimale, aq sa jemi njohur edhe me detaje për sinjalizimin e Gurabardhit kohë më parë. Në një tjetër aksion ai mund të ishte kapur nga policia, por janë gjetur vetëm pantallonat dhe këpucët, ndërsa personi që shtiu mbi Florencin, ishte larguar. Duke pritur kapjen e tij, ne kemi marrë vetëm informacione private duke u interesuar, jo vetëm për kapjen e tij, por edhe për të mësuar të vërtetën se si rrodhën ngjarjet atë ditë.
Si mendoni për një rigjykim të Gurabardhit duke rihapur dosjen?
Duke qënë bashkëshotja e Florenc Ballës, kam të drejtë të mësoj të vërtetën. Dorëzimi ishte edhe një nga lajmet e mira të dy viteve të fundit, pasi marrja në pyetje e vrasësit, do të hedhë dritë mbi ngjarjen. Edhe ne kërkojmë të rigjykohet çështja për të mësuar nga goja e vetë autorit se, si ishin rrethanat. Është në dorën e gjykatës të besojë ose jo, por ne kërkojmë të dëgjojmë nga goja e tij për vrasjen. Duam që ai të flasë dhe kjo do të ndodhë vetëm me kthimin e dosjes në gjykatë. Pas dorëzimit, presim që të mëosjmë të vërtetën dhe pse Gurabardhi vrau Florencin. Kërkojmë të mësojmë se si ndodhi ngjarja, pasi edhe kolegët e Florencit, ende nuk na kanë dhënë një version të ngjarjes.
A jeni ndjerë e frikësuar këto kohë që i akuzuari për vrasjen e bashkëshortit tuaj ishte i lirë?
Nuk mund të them se jam fikësuar, pasi ne nuk kemi patur asnjë konflikt me vrasësin. Florenci nuk kishte hasmëri dhe nuk i ka bërë keq askujt. E vetmja ndjenjë, ishte ajo e përballjes me vrasësin në sallën e gjyqit. Sa më shpejt të ndodhte, aq më të qetë do të ishim ne, pavarësisht se kjo nuk do të na e kthente të gjallë Florencin. Mund të them se interesoheshim për të gjitha zërat në drejtim të gjetjes së vrasësit, dhe kemi marrë të gjithë informacionet e mundshme, deri në ditën kur edhe operacioni do të përfundonte me dorëzimin e tij.
Drita rrëfen çastet e fundit me Florencin
“Atë ditë Florenci ishte pushim”
Për Dritën, ende e freskët në kujtesën e saj, është dita e fundit e jetës së bashkëshortit.
“Ishte mjaf herët dhe Florenci atë ditë ishte pushim, por nuk e mësova pse e kërkuan. Mbaj mend që u vesh mjaft shpejt dhe se e përcolla deri te porta e shtëpisë. Më tha se do të kthehej shpejt e të mos bëhesha merak”.
Rënia në duart e policisë e vrasësit të burri të saj, i ka rikthyer edhe një herë në kujtesë çastet e fundit me Florencin. “Nuk do ta harroj për asnjë moment fytyrën e tij duke buzëqeshur në momentin e largimit nga shtëpia. Nuk e besoja se atë ditë ai nuk do të kthehej më në shtëpi, ndërsa vetëm një ditë më parë e gjithë ngjarja më është rikthyer në kujtesë së bashku me dhimbjen që të shkakton një humbje e tillë”.
Drita kujton se, përsa i përket aksionit, ai nuk dinte asgjë.
“Nuk dinte asgjë për aksionin që do të zhvillonin dhe nuk e njihte fare zonën. Ai mbulonte fshatra të tjerë në zonën e Bradasheshit, dhe në operacionin për kapjen e Gurabardhit, është përfshirë fare rastësisht”.
Përgjysmohet pensioni për të afërmit e “Dëshmorit të Atdheut” Familja e policit të vrarë jeton vetëm me 12 mijë lekë në muaj Paga e Florencit ishte mbështetja e familjes së re, që jeton në periferi të Elbasanit, në lagjen “Skënderbej”. Pas vrasjes së Florencit, Ministria e Rendit akordoi një pension të veçantë për familjen, rreth 25 mijë lekë (të reja) në muaj. Por, kjo zgjati vetëm një vit. Me mbushjen e 1-vjetorit të vrasjes së Florencit, kur duhet të konfirmoheshin dokumentat, pensioni iu përgjysmua dhe familja prej tre anëtarësh, tashë jeton vetëm me këto të ardhura prej më se 9 muajsh. Drita është e papunë, dhe do ti duhet të kujdeset për dy fëmijët duke i siguruar shkollimin vetëm me 12 mijë lekë (të reja) në muaj. Pas vrasjes së Florencit, asaj ju ofrua një mundësi punësimi brenda radhëve të policisë, por ajo uk mund të duronte dhimbjen, atje ku bashkëshorti i saj kishte punuar prej vitesh. Fëmijët ende nuk kanë mësuar të vërtetën “Kur të rriten, do të mësojnë çfarë babai kishin” Drita Balla, e ka përjetuar vetëm, prangosjen e autorit që i mori jetën bashkëshortit të saj, ndërsa fëmijët nuk kanë mësuar ende asgjë për kapjen e tij, sepse nuk dinë ende asgjë për vrasjen e babait të tyre. Ata e dinë se babai i tyre Florenci, ishte aksidentuar. Askush nga familjarët, nuk ka guxuar t’u tregojë se babai i tyre i dashur, është vrarë gjatë një aksioni të policisë. Marsida dhe Erioni, 12 e 8 vjeç, kanë mësuar shumë pak nga ngjarja e 4 qershorit, kur babai i tyre gjatë një aksioni të policisë, ka marrë plagë të rënda nga të shtënat e kallashnikovit dhe ka gjetur vdekjen në spital. Ata kanë dëgjuar nga shokët e tyre por sipas nënës së tyre, është herët për ata, të mësojnë të vërtetën e ngjares. Dy fëmijët duken të mbarë, dhe ata përkatësisht vazhdojnë mësimet në kalësn e VI dhe të III. Në shtëpinë e Florencit janë të gjitha kasetat e ngjarjes, deri në varrosjen e tij, ku i janë bërë edhe homazhet në qendër të qytetit. “Ato do ti tregohen fëmijëve, vetëm kur të rriten dhe të kuptojnë se babai i tyre ishte një agjent i policisë që ra në krye të detyrës në kapjen e një personi të kërkuar”, shprehet Drita. Ndërsa, nga ana tjetër, ajo kujdeset që ata të mos dëgjojnë shumë për lajmet e dy ditëve, tregon se dy fëmijët e saj janë mjaft të mbyllur. “Ata asnjëherë nuk flasin nëse i pyet për babain e tyre, i cili i donte shumë dhe sakrifikonte mjaft për ta. Dinë vetëm se Florenci ka vdekur në një aksident dhe se nuk janë të vërteta ato që kanë dëgjuar nga bashkëmoshatarët e tyre apo nga televizori”, sqaron bashkëshortja e policit të vrarë.