E Hënë, 2 Nëntor 2026

Një plumb në kokë për policin Florenc Balla

21/02/2005  4 qershor 2003

Florenca Balla, ish-efektiv i policisë së Elbasanit, u vra në datën 4 qershor të vitit 2003, gjatë një aksioni të uniformave blu, për kapjen e Andi Gurabardhit. Deri para këtij aksioni, Gurabardhi akuzohej për vrasjen nga pakujdesia të Gurie Kllogjerit, në fshatin Holtas të rrethit të Gramshit, në 6 shtator të vitit 1997.

Për këtë vrasje, rreth gjashtë vjetë më pas, më 4 qershor, në bazë të një informacioni të marrë lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit nga policia për veprën penale të vrasjes, në orët e para të mëngjesit, punonjësit e policisë kriminale, Florenc Balla, Ahmet Pisha, Dilaver Çipi, Sami Haka dhe inspektori i zonës, Qemal Molla, janë nisur drejt fshatit Bathës të komunës Shirgjan,në rrethin e Elbasnait, ku banonte edhe i kërkuari. Pasi kanë mbërritur pranë banesë së tij, kanë bërë rrethimin dhe më pas kanë trokitur, ndërsa ka dalë në derë babai, Qerimi, i cili ka thënë pasi e kanë pyetur për Andin, se ky i fundit ndodhej në Greqi.

Efektivat e policisë janë larguar pas kontrollit, kur pas 200 metrash, inspektori i zonës u ka kërkuar të pranishmëve të verifikonin një vend, i cili quhej Blloku i Qershive në kodrën e Bathësit. Për në vendin e përcaktuar janë nisur të katër punonjësit e policisë në grupe dyshe, 20 metra nga njëri-tjetri duke kaluar nëpër kodër. Në momentin që kanë mbërritur në vend, dy agjentëve, Florenc Balla dhe Dilaver Çipi, u hidhet një qen duke lehur dhe Dilaveri ka vënë re të pandehurin, të cilin e njihte. Gurabardhi ngrihet në këmbë pas një kasolleje dhe fillon të vrapojë. Menjëherë në ndjekje të tij janë vënë edhe policët Florenc Balla, 7 metra larg të pandehurit dhe Dilaver Çipi, 15 metra larg, duke iu drejtuar me fjalët: “Ndal policia!” disa herë.

Duke përfituar nga ana fizike dhe pregatitja, Florenci i është afruar mjaft Gurabardhit dhe ky i fundit është kthyer përballë tij dhe ka qëlluar me automatik me breshëri dy herë. Florenci ka rënë për tokë. Një nga kolegët e Florencit ka qëlluar dy herë me pistoletë, por vrasësi i policit ka mundur të largohet duke përfituar nga terreni.

Tre dëshmitarët në vendngjarje, kanë ndaluar ti japin ndihmë policit të plagosur, duke kërkuar ndihmën e forcave të tjera dhe ambulancën. Agjenti i policisë, Florenc Balla, kishte marrë një plumb në pjesën e kokës.

Pas rreth 20 minutash, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe një helikopter që ka transportuar të plagosurin për në spitalin ushtarak të Tiranës, ku pas dy orësh ka gjetur vdekjen.

Provat vërtetuan vrasjen e policit në rrethana cilësuese

Gjykata, 5 vjet burg për gruan e vrarë,

burgim të përjetshëm për policin

Vrasja tronditi kolegët dhe të gjithë punonjësit e policisë por një punë e detajuar, mundësoi grumbullimin e provave për të vërtetuar vrasjen, duke plotësuar dosjen. Në vendin e ngjarjes u konfiksuan katër gëzhoja të armës tip automatik P.M.SH si dhe pistoletat zastava dhe T.T., ndërsa në vendin ku rrinte i pandehuri, janë bllokuar dhe marrë në cilësinë e provës materiale, një pasqyrë, një bllok shënimesh dhe një letër formati me shënime të ndryshme. Pas konsultimit të provave dhe njohjes me rrethanat, gjykata e ka përcaktuar vrasje me dashje në rrethana cilësuese.

“Fakti që ai i është shmangur hetmit dhe gjykimit, si dhe veprat e kryera prej tij, tregojnë një rrezikshmëri të lartë të të pandehurit Andi Gurabardhi, si dhe, faktin që ai ka qënë i dënuar më parë, duke patur parasysh personalitetin, gjëndjen shoqërore dhe famijare si dhe të gjitha çështjet e marra në tërësi, bazuar në nenet 384 e 390 të Kodit të Proçedurës Penale, gjykata vendos ta dekarojë fajtor për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese të viktimës Florenc Balla, duke e dënuar me burgim të përjetshëm si dhe të deklarojë fajtor Gurabardhin, për veprën penale të armëmbajtjes pa leje me dy vjet burg. Të deklarojë fajtor të pandehurin Andi Gurabardhi për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia të shtetases Gurie Kllogjeri me 5 vjet burg. Të deklarojë fajtor të pandehurn Andi Gurabardhi, përfundimisht, me burgim të përjetshëm”, thuhet në vendimin e gjykatës për dënimn e Gurabardhit.

Vendimi i marrë nga trupi gjykues i drejtuar nga Gjyqtari Taulant Tafa, është nënshkruar më 23 dhjetor të vitit 2003, ndërsa forma e prerë ka ardhur pas mosapelimit të këtij vendimi në gjyaktën e Apelit.

Akuzat dhe dënimi ndaj Andi Gurabardhit

“Deklarimin fajtor për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese të viktimës Florenc Balla, duke e dënuar me burgim të përjetshëm”.

“Deklarimin fajtor për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, duke e dënuar dy vjet burg”.

“Deklarimin fajtor për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia të shtetases Gurie Kllogjeri, duke e dënuar me 5 vjet burg”

“Në bashkim të dënimeve, dënohet më burgim të përjetshëm”.

4 qershor 2003

Në fshatin Bathës, të komunës Shirgjan në rrethin e Elbasanit, vritet polici Florenc Balla, gjatë aksionit për kapjen e Andi Gurabardhit.

23 dhjetor 2003

Trupi gjykues i gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit, i kryesuar nga gjyqtari Taulant Tafa, dënoi me burgim të përjetshëm Andi Gurabardhin.

4 qershor 2004

Drejtoria e policisë së Qarkut të Elbasanit i propozon Këshillit të Qarkut, që asistenti Florenc Balla, të shpallet “Dëshmor i Atdheut”.

26 dhjetor 2004

Këshilli i Qarkut të Elbasanit, miratoi dhënien e titullit “Dëshmor i Atdheut”, për policin Florenc Balla, të vrarë në krye të detyrës.

19 shkurt 2005

Pas rrethimit në banesën e tij në fshatin Bathës dhe pas disa orë negociatash, dorëzohet te policia, Andi Gurabardhi, i dënuar me “burgim të përjetshëm”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›