E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përleshet për dy shqerra, merr një plumb në ballë

21/02/2005  Fshati i Lul Cakës

Samaticë, 11 të vrarë

Fshati Samatic me 800 shtëpi, me mbi 4 mijë banorë, është i njohur nga “bëmat” e Lul Cakës. Ky fshat ka disa familje në hasmëri mes tyre, por ka më se një vit që nuk kanë ndodhur vrasje.

Në atë fshat, nga hasmëria janë vrarë 11 persona, nga të cilët 8 të moshës 18 deri në 22 vjeç, një grua 63 vjeçe, një fëmijë dhe 40-vjeçari, Bardhi Caka, vëllai i Lul Cakës, i vrarë në qendër të fshatit, dhe në sy të gruas dhe dy fëmijve të tij.

Jashtë rrezikut për jetën i plagosuri, policia tre orë me vonesë në vendngjarje

BERAT – Grabitjet me armë, kanë ndodhur natën midis të shtunës, në fshatin Samatic të Beratit. Një banor është përleshur me dy hajdutët e bagëtive, ndërsa njëri prej tyre është plagosur me armë zjarri. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, rreth tre orë me vonesë, ndërsa mjekët bëjnë të ditur se jeta e të plagosurit, është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja

Natën midis të shtunës e të dielës, rreth orë 02.15, në shtëpinë e 57-vjeçarit Riza Shehu, banor i fshatit Samatic, 26 km në perëndim të qytetit të Beratit, dy grabitës të armatosur kanë arritur që t’i marrin nga kasollja e tij e bagëtive, dy shqerra. Pa u larguar më shumë se 100 m nga shtëpia, vjedhësit janë diktuar nga i zoti i shtëpisë dhe janë ndjekur prej tij me një cfurk. Pasi ju ka dalë përpara ka arritur të përleshet me vjedhësit, dhe në një moment, njëri prej grabitësve ka nxjerrë armën tip pistoletë, dhe ka qëlluar në drejtim të tij tre herë. Njëri nga plumbat e armës e ka goditur shkarasi në ballë dhe e ka plagosur rëndë, Shehun. Kur i zoti i shtëpisë ka rënë përtokë vjedhësit janë larguar me vrap në drejtim të paditur, duke përfituar nga errësira.

Pas kësaj, kanë qenë familjarët dhe lagja, të cilët janë zgjuar nga zhurma e armës dhe nga të klithurat e grave, dhe menjëherë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Pasi kanë mësuar çka kishte ndodhur, fshatarët kanë dashur t’i ndjekin nga pas grabitësit, por nuk kanë ditur drejtimin e largimit të tyre, pasi ishte errësirë. Të afërmit e viktimës, pasi i kanë dhënë ndimën e parë e kanë dërguar menjëherë babain e 11 fëmijëve, 8 vajzave dhe 3 djemve, në spitalin rajonal të Beratit. Nga ana tjetër, kanë lajmëruar policinë e cila sipas tyre ka mbërritur vetëm pas tre orëve.

Policia, pasi ka mësuar lajmin nëpërmjet telefonit celular, sipas banorëve të lagjes dhe të afërmve nga pjesëtarët e shtëpisë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Pas këqyrjes të vëndit të ngjarjes, policia ka kryer proçedurat e para ligjore dhe pas fotografive dhe marrjes së gjurmëve në kasollen e bagëtive, ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, edhe dy gëzhojat të tipit pistoletë, të gjetur në vëndin e ngjarjes.

Dje, polica ka marrë në pyetje dhe nën amdinistrim dëshmitë e pjesëtarëve të familjes, si dhe një denoncim të tyre, për personat për të cilët ata dyshonin se mundet ta kishin kryer vjedhjen.

Po gjatë ditës së djeshme, policia në rrugë operative, ka vënë nën vëzhgim personat që i konsideron si kontigjent të saj.

Pas gjithë këtyre veprimeve, policia ende nuk ka dhënë një identitet të mundshëm të grabitësve.

Spitali

Sipas burimeve nga spitali, mësohet se viktima është në gjëndje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

Mjeku kirurg, Jovan Vesho, bën të ditur se viktima Riza Shehu, ka një plagë plumbi në ballë. Plumbi ka arritur t’i prekë kockën por pa i krijuar fraktura. Mjeku kirurg pohoi se edhe pse gjendja e të plagosurit është ende e rëndë, ai është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, mjeku bëri të ditur se iu deshën për më se dy orë në sallën e operacionit, që nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale të pastronte e qepte pjesën e dëmtuar të ballit të viktimës. Sipas mjekut, gjatë kësaj ndërhyrje kirurgjikale, mësohet se u punua në grup edhe nga mjekë të tjerë, sepse plaga ishte në vendin delikat dhe ezkistonin mundësitë që të plagosurit në një të ardhme, nga pakujdesia, t’i krijoheshin pasoja për shëndetin.

Riza Shehu, tregon për “luftën” e tij me cfurk, përballë të armatosurve me armë zjarri

“Kacafytjet e mia me hajdutët për 30 minuta”

“Mu desh të përleshem për gati 30 minuta me dy grabitësit me armë, për të shpëtuar dy shqerat që më vodhën në kasolle”, ka treguar 56 vjeçari. Edhe pse i plagosur dhe në gjendje të rënduar, Riza Shehu i shtruar për tu kuruar në repartin e kirurgjis në dhomën Nr. 5, ka pranuar të flasë për gazetën “Metropol”, sigurisht me lejen e mjekut.

Sa ishte ora dhe si i dalluat grabitësit?

Ishte ora rreth 02.00 — 02.15, kur dëgjova që po lehnin qentë. U ngrita dhe pashë nga dritarja kasollen e dhenve që ndodhej vetëm 10 m larg nga shtëpia. Dhentë ishin përjashta. Dola menjëherë me Iken, gruan time dhe i futëm brënda. Në moment vumë re se na mungonin dy shqerra. Në këtë kohë qentë po lehnin nga ara që kam mbjellë me hasëll. Kur ktheva kokën pashë dy hije të zeza që kishin në krah dy shqerra dhe po vraponin. U hutova dhe mëndja në këtë moment më shkoi tek arma, po unë nuk kam, se nuk do pyesja e kisha apo jo pa leje!!!…

Çfarë bëtë më pas?

Shkova me vrap tek kasollja dhe kapa cfurkun e barit dhe u drejtova për nga dy vjedhësit. Sapo kalova me vrap gardhin u dola para dhe ju bërtita “lëshoni qengjat”. U afrova edhe më shumë, iu hodha të parit dhe e vura poshtë. Duke u përleshur më të, dëgjova se gruaja po thërriste fort për ndihmë dhe ishin ngritur djali dhe vëllai im. Në atë moment, unë po kacafytesha me vjedhësit duke i vënë thonjtë në grykë njërit prej tyre. Mu desh të përleshem për gati 30 minuta me dy grabitësit me armë për të shpëtuar dy shqerrat që më vodhën në kasolle.

Si ndodhi plagosja juaj?

Kur kisha kapur për gryke njërin, dëgjova atë që i tha shokut të tij “lëshoje qëngjin dhe vrite se më mbyti”. Sa të hapësh dhe të mbyllësh sytë, unë digjova një të shtënë pistolete dhe pastaj të dytën. Pashë se po më rridhte gjak dhe mu prenë fuqitë. E lëshova vjedhësin që e kisha vënë poshtë dhe si nëpër gjumë dhe me dhimbje të forta, dëgjova që njëri prej tyre tha, “hajde se e vramë” dhe ikën me vrap. Pas kësaj unë e pashë veten në spital dhe nuk e di se çfarë është bërë, por vëllai dhe djali më tha se dy shqerrat ishin kthyer në shtëpi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›